Enver Hoxhaj

Është e pakuptueshme që drafti i Asociacionit, të cilin e ka pranuar kryeministri Kurti, të mbahet i fshehur, tha Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se është e pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit, të cilin e ka pranuar kryeministri Albin Kurti, mbahet i fshehur dhe nuk i tregohet opinionit publik. Ai ka thënë se e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë Serbe, por nuk ka dashur ta komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës. Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej komentuar. Përtej asaj se çka është në përmbajtje, për mua është shumë me rëndësi zotimi qeveritar. Dhe është e pakuptueshme dhe antidemokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”, ka thënë Enver  Hoxhaj.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lehtëson masat për një vizitor të HashimThaçit, kufizimet mbeten për 10 të tjerë

Në gjykatën speciale në Hagë, është marrë vendim që vetëm njërit prej 11 personave t’i …