Erdogan

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli është një shtet terrorist

Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli është një shtet terrorist, raporton Anadolu. Ai bëri këtë vlerësim në takimin e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në Ankara. Izraeli po zbaton një strategji të shkatërrimit total të një qyteti së bashku me njerëzit brenda tij. E them hapur se Izraeli është një shtet terrorist”, tha presidenti turk. Ai më tej duke i bërë thirrje kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: Ti ke bombë atomike, bombë bërthamore dhe kërcënon me këtë. Çfarëdo që të keni, do të largohesh. Nëse Izraeli vazhdon në këtë mënyrë masakrat, do të regjistrohet gjithkund si një shtet terrorist që është i mallkuar në të gjithë botën. Duke folur rreth Hamasit, Erdoğan tha  se pavarësisht se pse dikush do të shqetësohet, ne nuk do të hezitojmë kurrë të shprehim të vërtetën se anëtarët e Hamasit janë rezistencë që përpiqen të mbrojnë atdheun dhe jetët e tyre. Do t’i telefonojmë liderët e vendeve që votuan ‘të përmbajtur’ për rezolutën e OKB-së për Gazën, që u miratua me 121 vota ‘pro’.  Erdoğan në fjalimin e tij gjithashtu foli për hapat që liderët politikë dhe ushtarakë izraelitë të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare.

 

Kontrolloni gjithashtu

Vlora Çitaku: Albin Kurti dikur mburrej me lirinë e mediave por tash ai vetë po i cënon këto vlera të lirisë së shprehjes

Vlora Çitaku: Letra e ministres Donika Shvarc është skandaloze, në përmbajtje, në formë dhe në mesazhin që përçon tek aleatët

Sekretarja  e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku thotë se letra e Ministres së …