Është hapë Qendra Rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara “Suhelja Ibrahim El Imadi” në Skenderaj

Në një ceremoni të organizuar, është bërë prerja e shiritit të Qendrës Rehabilituese për Personat me Aftësi të Kufizuara “Suhelja Ibrahim El Imadi” në Skenderaj, ku kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, miqtë nga Katari, Ahmed Abdallah Al Khaxhe, Khalid Ibrahim Al Imadi dhe Aishe Abdallah Al Khaxhe, që kontribuuan në financimin e realizimit të këtij projekti të rëndësishëm, anëtarët e Shoqatës Handikos, përfaqësues të nivelit qendror të Handikos-it, familjarë, qytetarë dhe të ftuar të tjerë. Kryetari Nura, në fjalimin e tij, ka falënderuar miqtë e Katarit, për kontributin e dhënë në ndërtimin e kësaj qendre, e cila do të shërbejë për rehabilitimin e personave me aftësi të kufizuara dhe fëmijët tjerë. Edhe Ahmed Abdallah Al Khaxhe është shprehur falënderues për bashkëpunim që kanë pas me komunën e Skenderajt, dhe i lumtur që po ndihmohet kategoria e personave me aftësi të kufizuara.

Mund të jetë një imazh i 10 persona, njerëz të ulur, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Në QKMF-në në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga OBSh, Dr. Fetije Fetaj nga IKShPK dhe një përfaqësuese nga UNICEF-i

Në shërbimin e vaksinimit në Ferizaj ishin për vizitë Dr. Edita Haxhiu – përfaqësuese nga …