Është hapur ekspozita me fotografi e fotografit  të njohur, z.Asllan Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë dhe veteranë të UÇK-së, morën pjesë në hapjen e ekspozitës me fotografi, të fotografit  të njohur, z.Asllan Krasniqi. Ekspozita me 24 fotografi, përkon me 24 – vjetorin e bombardimeve të NATO-s dhe të çlirimit të vendit. Në këto imazhe, pasqyrohet rezistenca dhe vendosmëria heroike e rahovecasve për moslejimin e hyrjes së rusëve në Rahovec. Kjo dëshmon se rahovecasit çdoherë ishin të angazhuar pandalshëm në përpjekje, me kontribut të jashtëzakonshëm në luftën çlirimtare dhe në mbrojtje të vlerave të lirisë e të vendit. Ekspozita do të jetë e hapur në datat: 24, 25 dhe 26 mars, në parkun e qytetit “Toni e Mici”.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferizaj do të kandidoj për të marr titullin e merituar “Qytet Evropian i Sportit”

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu bashkë me deputetin e Kuvendit të Republikës …