Kryetari Latifi me bashkëpunëtorë bënë nderime para varreve të heronjve në Gllogjan në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me bashkëpunëtorë bënë nderime para varreve të heronjve në Gllogjan të Deçanit, në 25-vjetorin e Epopesë së Dukagjinit, një prej ngjarjeve më frymëzuese të luftës për liri. Fitorja ndaj pushtuesve më 24 mars ‘98, ndezi zjarr zemrat e luftëtarëve që vazhduan luftën dhe një vit më pas, më 24 mars 1999, aleatët e NATO-s, në krye me SHBA-në, nisën bombardimin e caqeve të ushtrisë pushtuese serbe për 78 ditë rresht, për të shënuar së bashku fitoren tonë përfundimtare dhe lirinë e Kosovës, në qershorin e vitit 1999. Epopeja e Dukagjinit bëri kthesë të rëndësishme rrugën e lirisë. Më 24 mars 1998, Familja Haradinaj, bashkë me trimat e Dukagjinit, veçse thyen prangat e robërisë, buçiti fuqishëm krisma e pushkëve të lirisë, armiku pësoi humbje dhe iku me turp nga Gllogjani dhe Kulla e Haradinajve. Lavdi e përjetshme veprës së dëshmorëve të rënë në betejën e Gllogjanit, me 24 mars 1998, Himë Haradinaj, Agron Mehmetaj dhe Gazmend Mehmetaj!

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

NË FERIZAJ U SHËNUA DITA BOTËRORE E INFERMIERISË

Dita Ndërkombëtare e Infermierisë u shënua një takim solemn që u mbajt në Galerinë e …