leoni

Është hapur Hardh Fest-in në një ambient të ngrohtë e me plot vizitorë që kishin ardhur që në orët e para të ditës

Është hapur festivali treditor Hardh Fest në Rahovec i cili do të mbahet më 2, 3 dhe 4 shtator. I pranishëm ishte edhe kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi i cili mbajti një fjalë rasti, ai ndër të tjera tha: Pas dy vitesh pamundësie për ta realizuar mbajtjen Festivalit të Rrushit Hardh Fest, sivjet festivali i kthehet qytetarëve me organizimin më të mirë në historikun e tij.  Hardh Fest është i të gjithëve, por më së shumti bujqve dhe vreshtarëve fisnikë të Rahovecit, duke iu shërbyer  në promovimin e produkteve të tyre të rrushit, verës e rakisë së njohur rahoveciane anembanë vendit e edhe jashtë tij. Ky vit për Hardh Fest është i veçantë sepse i kushtohet poetit dhe intelektualit të madh rahovecian, Xhevdet Bajraj që la këtë botë pak muaj më parë. Ai e emërtoi festivalin në fillin e tij dhe poezia e tij që i kushtohej vendlindjes që e donte me gjithë zemër “Ca kokrra rrushi…” është bërë slogan për këtë vit. Xhevdeti do t’i mungoj Hardh Fest-it këtë vit, por ai është kudo mes nesh, në emrin e sloganin e festivalit, por edhe me poezitë dhe aurën e njeriut të urtë që hasej gjithandej Rahovecit me miqtë e shumtë që kishte. Në bashkëpunim me KK Rahovec, ne do të gjejmë rastin ta themelojmë një çmim kushtuar poetit, mbase edhe do të kemi edhe mundësi të tjera për ta lartësuar emrin e tij në aktivitete të ndryshme e në ndonjë objekt ose hapësirë publike. Hardh Fest e ka vendosur Rahovecin në hartën e ngjarjeve kulturore-artistike më të rëndësishme të Kosovës, ndërsa Kosovën e ka vendosur në hartën e madhe të botës dhe jorastësisht, sot, këtu, mes nesh, kemi vizitorë nga pjesë të ndryshme të Evropës dhe botës. JU DREJTOHEM VEÇANËRISHT JUVE, MIRË SE VINI NË HARDH FEST DHE RAHOVEC. Më duhet të shpreh falënderimin edhe për organizatorët e palodhshëm dhe të pasionuar për organizimin e përvitshëm të festivalit në krye me drejtorin Agron Sokoli. Vullneti i tyre i fuqishëm për ta çuar përpara një organizim të tillë, e ka sjell Festivalin Hardh Fest në këtë nivel, ndonëse jo gjithmonë kanë punuar në rrethanat më të mira të mundshme. Komuna e Rahovecit nuk i ka lënë asnjëherë vetëm. Vit pas viti, mbështetja, si financiare ashtu edhe për të krijuar rrethanat hapësinore dhe infrastrukturore, ka qenë e palëkundur, ndërkohë që mbështetja është rritur për çdo vit. Jam i gëzuar që sivjet kemi gjetur mundësitë që ta mbështesim Hardh Fest-in më shumë se në vitet e shkuara. Jam po ashtu i vetëdijshëm, se çfarëdo mbështetje që u jepet ngjarjeve të kësaj peshe, është investim që i kthehet shoqërisë sonë me përplot përfitime, si ekonomike ashtu edhe kulturore. Nuk më mbetet asgjë më shumë se t’ju dëshiroj argëtim dhe përvojë të paharrueshme deri në orët e vona të së dielës e orët e para të së hënës, ka thënë kryetari Latifi në fjalën e tij.

Mund të jetë një imazh i 3 persona

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti uron besimtarët ortodoks me rastin e festës së Pashkëve

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka uruar besimtarët ortodoks me rastin e festës …