Është lansuar edhe një projekt shumë i rëndësishëm në komunën e Rahovecit “Harta e lirisë”

Në kuadër të platformës elektronike “Rahoveci digjital”, sot, në prag të festave të nëntorit, është lansuar edhe një projekt shumë i rëndësishëm “Harta e lirisë”.

Në këtë hartë janë paraqitur: Lapidarët e dëshmorëve, Varrezat e dëshmorëve, Varrezat e martirëve, Pikat e zjarrit të UÇK-së, Barikadat, Ambulancat, Muzetë, Shtëpitë që kanë shërbyer si shtabe të UÇK-së,

Shtëpitë që kanë shërbyer si baza të organizimit, strehë dhe logjistikë të UÇK-së. Kryetari Latifi tha me këtë rast se, me anë të kësaj harte synohet të ruahet dhe të promovohen vlerat e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe të popullit shqiptar në tërë territorin e Komunës së Rahovecit. Harta është realizuar me programe bashkëkohore digjitale dhe hartografike, ku për këtë falënderoj përzemërsisht: bashkëpunëtorët e mi, OVL-dega në Rahovec, z. Idriz Shala, ekspertin e hartografisë, zyrtarët tanë nga zyra e IT -së dhe kompaninë “Rama Print”.

Mund të jetë një imazh i harta dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …