Është lidhur Kontrata me kompaninë fituese, që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë

Është lidhur Kontrata me kompaninë fituese, që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë

Është lidhur Kontrata me kompaninë fituese që do të zhvillojë studimin e fizibilitetit për hekurudhën Durrës-Tiranë dhe vlera e saj finale është rreth 202 milionë lekë apo rreth 2 milionë euro përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar. Bashkimi i operatorëve ”ILF Consulting Engineers Austria GmbH & ABKONS SH.P.K u shpallën fitues vetëm pak kohë më parë teksa procedura mori më shumë se një vit kohë për finalizim për shkak të problemeve që u hasën. Procedura përfundoi në Komisionin e Prokurimit Publik dhe më paas u rishpall. Kohëzgjatja për zbatimin e kësaj kontrate mes Hekurudhës Shqiptare dhe kompanisë fituese është 14 muaj në fund të të cilit do të dorëzohet edhe studimi.  Kostoja e përafërt e hekurudhës Durrës-Prishtinë është llogaritur në 700 milionë euro. Kjo linjë cilësohet e një rëndësie të veçantë.

Kontrolloni gjithashtu

OVL-UÇK: Reagimi i Policisë së Kosovës ndaj protestës së PSD-së dhe ishte i tepruar dhe jo i duhur

OVL e UÇK-së dënon thirrjet nga Serbia ndaj ish-luftëtarëve: Synim kriminalizimi i luftës çlirimtare

Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar ashpër ndaj, siç …