Është mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale në Deçan

Në bazë të nenit 44 të Ligjit për Vetëqeverisje Lokal Nr. 03?L-040 dhe nenit 39 të Statutit të Komunës së Deçanit, të hënën është mbajt mbledhje e jashtëzakonshme e Asamblesë Komunale të Deçanit me të vetmen pikë të rendit të ditës:

1.Reagim institucioneve lokale të komunës së Deçanit lidhur me ndalimin e z. Ramush Haradinaj nga autoritet franceze, duke u bazuar në kërkesën e padrejtë të Serbisë drejtuar Interpolit dhe nxjerrja e një deklarate kundërshtuese.

Të pranishëm në këtë seancë ishin i pari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj, ekzekutivi komunal , KFORI, mediet dhe qytetarë.

Në hapjen e seancës kryesuesi i Asamblesë komunale të Deçanit z.Jashar Dobraj bëri verifikimin e asamblistëve, ku të pranishëm ishin grupi parlamentar i AAK-së dhe PDK-së, ndërsa seancën e bojkotuan LDK-ja me mosprani.

Kryesuesi i Asamblesë Komunale në Deçan z.Jashar Dobraj tha se ky fillimvit na ka obligua që seancën e parë të kuvendit ta kemi të jashtëzakonshme, sepse zhvillimet e fundit pas ndalimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës kanë imponuar një gjë të tillë. Nga dita e arrestimit me dt 04 Janar 2017 e deri me sot ka pasur reagime të ndryshme nga institucione , qarqe, mekanizma, autoritete dhe forma të reagimit qytetarë të organizuar në formë protestash si brenda Kosovës po ashtu edhe në shumë qendra të Evropës dhe Amerikës. Në këtë seancë të jashtëzakonshme kanë folur edhe disa nga anëtarët e asamblesë komunale të cilët njëzëshëm dënuan ndalimin e Haradinajt dhe kërkuan shfuqizimin e arresteve ndërkombëtare të lëshuara nga Serbia, si: Sanije Thaqi, Enver Likaj, Enver Osdauataj dhe Bilall Hadergjonaj nga AAK ndërsa nga PDK -Xhevdet Hasanmetaj.

Përderisa kryetari i komunës së Deçanit z.Rasim Selmanaj tha për media se”ky është një vendim i pa pranueshëm dhe absurd, por unë dua të besoi se autoritetet franceze do të përmirësojnë gabimin e tyre më kërkim falje ndaj Haradinajt dhe popullit të Kosovës për këtë fyerje për vlerat e qytetërimit në përgjithësi dhe në këtë rast Kosovës në veçanti”.

Në këtë seancë të jashtëzakonshme u kërkua lirimi me procedura të përshpejtuara të ish kryeministrit të Kosovës dhe kryetarit të AAK-së Ramush Haradinajt. Ndërsa, në fund të seancës komisioni pesë anëtarësh i formuar nga ekzekutivi dhe dy partitë AAK dhe PDK por jo edhe LDK, hartuan një deklaratë kundërshtuese e cila u miratua njëzëshëm ne asamble. Me këtë rast iu bë thirrje autoriteteve kosovare që të ndalohet ky tren i nëpërkëmbjes së personaliteteve emblematike të cilët bartin mbi supet e tyre shumë procese me rëndësi historike për Kosovën.

Komisioni ka këtë përbërje :

1. Mehemet Osaj

2. Enver Likaj

3. Xhevdet Hasanmetaj

4. Bashkim Ramosaj

5. Halil Tolaj

Deklarata i dërgohet:

1. Kryesisë së Kuvendit të Kosovës

2. Presidencës së Kosovës

3. Qeverisë së Kosovës dhe

4. Asamblesë së Shtetit Francez.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …