Është mbajt takimi i rregullt i Komitetit të Komuniteteve në Deçan

Komiteti për Komunitete, organ i Kuvendit të Komunës në  Deçan ka mbajt takimin e rregullt, ku të pranishëm ishin anëtarët e rregullt të këtij komiteti, përfaqësues nga Policia e Kosovës, UNMIK-ut,KFOR-it dhe OSBE-së.

Pas miratimit të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, takimin e nisi kryesuesi Muharrem Sadrijaj. Gjatë këtij takimi, janë trajtuar një varg çështjesh, që lidhen me gjendjen e komuniteteve të caktuara në shoqërinë e Deçanit.

Shaban Pejqinoviq, nga zyra e ZLK-së i informoi anëtarët e komitetit, për kohën derisa është mbajt takimi i më herët, ku brenda kësaj kohë në komunën e Deçanit ka pas 5 persona të riatdhesuar nga bota e jashtme të komunitetit  Shqiptarë.

Ne si zyrë kemi kërkuar që këta persona të përfitojnë nga plani i biznesit për personat e riatdhesuar ku tre prej tyre kanë plotësuar dokumentacionin për të nisur trajnimin për hartimin e planit të biznesit në vlerë prej 3000 mijë €.

Ndërsa nga përfaqësuesi i policisë së Kosovës thuhet se brenda kësaj kohe kishim vetëm një raste të uzurpimit të pronës së komunitetit pakicë dhe ky raste është  proceduar në gjykatë. Në takim është diskutuar edhe qesatja e punësimit  të personave të riatdhesuar ku zyra e ZLK-së merr për obligim që në hapjen  e konkurseve nga Institucioni Komunal të njoftohen personat në fjalë dhe në kushte të barabarta të konkurrojnë  për punësim.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi në 25-vjetorin e rënies, ka nderuar kujtimin për luftëtarin e UÇK- së dhe dëshmorin e kombit, Sadri Fazli Krasniqi

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, bashku me familjarë, bashkëpunëtorë e miq, në 25-vjetorin …