Është mbajtë tryezë me temën “Ditët e aktivizimit Kundër Dhunës në Baza gjinore”

Duke u bazuar në 16 ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave të cilat organizohen në vende të ndryshme në botë, organizata jo-qeveritare ,,Mbrojë të Drejtat Tua”, në bashkëpunim me Zyrën për Barazi Gjinore në Deçan dhe organizatën jo-qeveritare ,,Nderi”, në kuadër të projektit “Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje”, në Komunën e Deçanit i mbështetur nga fondi i grave të Kosovës i rrjetit të grupeve të grave të Kosovës i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i menaxhuar nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe me mbështetjen e organizatës jo-qeveritare Syri i Vizionit në Pejë, më datë 29 nëntor 2016 e mbajtën tryezën me temë: Ditët e Aktivizmit Kundër Dhunës në Baza Gjinore, në të cilin morën pjesë përfaqësues nga organizata, Zyra për Barazi Gjinore, përfaqësues nga OJQ – Nderi, Kryetari i Komunës se Deçanit z.Rasim Selmanaj dhe përfaqësues tjerë nga qeverisja lokale, përfaqësues nga gjykata, nga institucionet e sigurisë, mbrojtësja e viktimave, OSBE-e, Zyra për ndihmë juridike falas, Komiteti i Komuniteteve në Komunën e Deçanit, shoqëria civile OJQ- SYRI I VIZIONIT – Pejë, KFOR- LMT, gra viktima të dhunës në familje, gra aktiviste në komunë, të rinj nga shkollat e mesme në Deçan. Në këtë tryezë nga ana e Zyrtares për Barazi Gjinore të pranishmit në tryezë u informuan dhe u diskutua për ditët e aktivizmit kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave. Kryetari i Komunës se Deçanit z.Rasim Selmanaj shpreh shqetësimin e tij për dhunën ndaj grave dhe vajzave veçanërisht në komunën e Deçanit, por që u shprehë që do të vazhdojë bashkëpunimin dhe mbështetjen për të gjitha institucionet të cilat merren me këto raste dhe shoqërinë civile në mënyre që së bashku të parandalojmë dhunën ndaj grave dhe vajzave. Ndërsa nga përfaqësuesja e organizatës jo – qeveritare ,,Nderi”, Ganimete Tolaj u informua për aktivitetet dhe ndihmën që është dhenë nga organizata të ndryshme jo-qeveritare viktimave të dhunës në familje nga Komuna e Deçanit dhe viktimave të dhunës seksuale të luftës se fundit në Kosovë si dhe nevojat dhe problemet me të cilat ballafaqohen këto gra. Nga përfaqësuesja e organizatës MDT, Fitore Shala pjesëmarrësit u informuan dhe u diskutuan për rekomandimet e dala nga projektit “Mbrojtja e viktimave të dhunës në familje”, në Komunën e Deçanit, për masat që duhet ndërmerren si shoqëri në Komunën e Deçanit në parandalimin e dhunës në familje. Të gjithë pjesëmarrësit në tryezë dolën në qendër të qytetit të Deçanit duke ia vendosur të rinjve dhe qytetarëve kordelen e bardhë kundër dhunës ndaj grave dhe vajzave dhe njëherit duke ju shpërndarë edhe broshura për informimin e tyre për pasojat e dhunës në familje dhe shoqëri dhe masat të cilat duhet ndërmarrë në parandalimin e dhunës në familje. Nga kjo tryezë se bashku të gjithë akterët lokal u shprehem në bashkëpunim të përbashkët për të organizuar forma të ndryshme të aktiviteteve në parandalimin e dhunës ndaj grave dhe vajzave por edhe se bashku për të kërkuar mbështetje financiare nga qeverisja lokale dhe qendrore dhe organizata jo-qeveritare vendore dhe ndërkombëtare për parandalimin e dhunës në familje, dhunës ndaj grave, burrave dhe vajzave.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …