Është mbajtur gara e tërheqjes me kuaj  ne Ferizaj

Nën organizimin e Klubit te kalëruesve “Kastrioti” në Ferizaj, është mbajtur gara e tërheqjes me kuaj si dhe defilimi i kuajve arab, ku morën pjese garues nga Kosova dhe Shqipëria, te cilët dhanë për të pranishmit një spektakël të shkëlqyer. Ne këtë organizim i cili u mbajt në Neredime te Ferizajt, në emër të Kryetarit te Komunës Agim Aliu, të pranishmit i ka përshëndeti Balton Derguti, drejtor i Zhvillimit Ekonomik dhe Turizmit në Ferizaj. Derguti duke falënderuar klubin “Kastrioti” për këtë organizim kaq te bukur, i njoftoi të pranishmit se Komuna e Ferizajt, ka ndarë mjetet për ndërtimin e hipodromit i cili do të shërbej si stadion për zhvillimin e garave me kuaj me standarde evropiane. Në këtë garë vendin e parë e zuri Klubi “Kastrioti” në Ferizaj, si dhe u dhanë shpërblime të tjera.

Mund të jetë një imazh i 11 persona, njerëz në këmbë, kalë dhe ambiente të jashtme

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …