Është ndarë nga jeta nëna e heroit të kombit, Rrustem Hyseni – “Historiani”

Është ndarë nga jeta nëna e heroit të kombit, Rrustem Hyseni – “Historiani”

Është ndarë nga jeta nëna e heroit të kombit, Rrustem Hyseni – “Historiani”. Lajmin e ka bërë të ditur veterani i UÇK-së, Miftar Kurti përmes një postimi në rrjetin social. “Paska shkuar në amshim Nëna e Heroit RRUSTEM HYSENI (HISTORIANI)! Ishte ajo Nënë që ja kishte dhënë besën djalit se nuk do të derdhte një pikë lot nëse ai do të jepte jetën për liri! Pas disa ditësh Heroi Rrustem Hyseni kishte rënë heroikisht në Betejën e Majdanit. Për 21 vjet me radhë askush nuk i kishte parë asaj Nëne një pikë lot në sy. Jetoi me krenari për të birin HERO. Dhe u mbajt tamam si HEROINË. Dhe jetoi si heroinë derisa zemra e saj pushoi së rrahuri! Ngushëllime familjarëve, farefisit dhe të gjithë atyre që e nderuan dhe e respektuan sa ishte gjallë! I përhershëm qoftë kujtimi për Nënën e HEROIT!”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Me 18 prill 2024 përkujtohen Dëshmorët e Komunës së Prishtinës

Tē nderuara familjarē tē dēshmorēve, invalid, veteran tē UÇK-sē, tē nderuar qytetarë. Pēr nder tē …