Është përmbyllur me sukses të lartë certifikimi i gjenerates së re me realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit

Është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit të Avancuar të Liderit. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj. “Krahas Kursit për Snaiper, në KDS është përmbyllur me sukses të lartë edhe certifikimi i një gjenerate të re me realizimin e Kursit e Avancuar të Liderit. Ky kurs realizohet mbi bazën e modelit të edukimit të Ushtrisë Amerikane dhe ka për qëllim zhvillimin e njohurive dhe ngritjen e aftësive profesionale të nënoficerëve për Udhëheqës togu dhe Rreshter togu. Vazhdojmë tutje drejt sukseseve të radhës!” ka shkruar ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj.

Kontrolloni gjithashtu

Mbrojtja e ish-krerëve të UÇK-së akuzon ZPS-në për shkelje të rregullave dhe cenim të “barazisë së armëve”

ZPS e udhëhequr nga Kimberly West i ka hedhur poshtë këto pretendime, duke theksuar se …