Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart rolin e gruas në këtë parti

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka vlerësuar lart rolin e gruas në këtë subjekt politik. Ai ka shkruar se sot ka takuar gratë dhe vajzat e angazhuar në AAK me të cilat ka biseduar për zhvillimet politike në vend si dhe për rolin e Gruas në Aleancë e institucione. “Aleanca e Gruas së Kosovës do të jetë aktive në promovimin e barazisë gjinore dhe kërkuese e pandalshme në eliminimin e çdo forme të diskriminimit apo pabarazisë, si në punësim, ashtu edhe në përfaqësim. Unë personalisht dhe AAK, gjithmonë kemi pasur kujdes në raport me rolin e gruas në parti, në shoqëri dhe në institucione. Përfaqësimin e gruas e konsiderojmë të domosdoshëm për të siguruar funksionim normal të demokracisë dhe kjo bëhet përmes partive politike. Gruaja në Aleanca ka pasur, ka dhe do ta ketë vendin meritor dhe respektin maksimal”, ka shkruar lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Kontrolloni gjithashtu

Instituti Demokratik i Kosovës paraqiti raportin analitik lidhur me zhvillimet gjatë sesionit pranveror të punës së Kuvendit

Opozita është ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve Hetimore

Partitë opozitare janë ankuar se nuk po gjejnë përkrahje nga shumica për formimin e Komisioneve …