Është prezantuar Plani Komunal i Veprimit për Shërbimet Sociale për Personat me Aftësi të Kufizuara

Është prezantuar Plani Komunal i komunës së Ferizajt i Veprimit për Shërbimet Sociale për Personat me Aftësi të Kufizuara. Ky plan është hartuar bazuar në nevojat e personave me aftësi të kufizuar për periudhën 2024-2026 dhe është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve sociale për personat me aftësi të kufizuara në komunën e Ferizajt. Në këtë takim ka marrë pjesë edhe drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale Dr. Kemajl Emini, anëtarë të Kuvendit të Komunës,  përfaqësues të Organizatave Joqeveritare, persona me aftësi të kufizuara dhe prindër si dhe kujdestarë të fëmijëve me aftësi të kufizuara. Ky aktivitet është përkrahur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile KCSF ‘EJA Kosovë’, i cili është bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), Suedia dhe Qeveria e Dukatit të Madh të Luksemburgut.

May be an image of 11 people, people studying and office

Kontrolloni gjithashtu

Në Skenderaj është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e Kornizës Afatmesme Buxhetore 2027–2029

Sot, në Sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, është mbajtur dëgjimi publik për përgatitjen e …