Është shtyrë për në orën 17:00 seanca e Kuvendit për votimin në lexim të dytë për buxhetin e vitit 2021

Është shtyrë për në orën 17:00 seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2021

Seanca për votimin në lexim të dytë të projektligjit për buxhetin e vitit 2021 është shtyrë për në orën 17:00. Kjo pasi që rekomandimet lidhur me amendamentet e këtij projektligjit nuk kanë qenë të përfunduara. Kështu bëri të ditur kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani. “Ne deri tani pritem për përgatitjen e materialit të nevojshëm për seancë, por sapo u informuam nga administrata që deri në orën 17:00 raporti me rekomandime lidhur me amendamente nuk do të jetë gati. Kështu që seanca shtyhet deri në ora 17:00”, tha Osmani në seancën ku pritej që të mbahej seanca plenare për të votuar në lexim të dytë projektligjin për buxhetin e vitit 2021. Ndryshe, projektligji për buxhetin kaloi dje në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës me 64 vota pro.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …