Escobar: Kosova ta heq masën e ndalimit për mallrat serbe është eskalim i panevojshëm

Eskobar: Gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, është kombinim i bashkëpunimit BE-SHBA

Duke komentuar deklaratën e ministres sonë të Jashtme, Donika Shvarc, sipas së cilës pa NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimi Evropian është si një tigër prej letre, emisari amerikan, Gabriel Eskobar ka thënë se gjithçka pozitive që ka ndodhur në Ballkan, është kombinim i bashkëpunimit BE-SHBA. Ai ka shtuar më tutje se rajoni i Ballkanit Perëndimor është ndarë në dy shtigje; njëri me shtetet në NATO që janë shumë më të qëndrueshme, kontribuuese në qëndrueshmërinë rajonale dhe të vendosura në rrugën drejt integrimit evropiane dhe tjetri i atyre që po konsumojnë vëmendjen dhe burimet e të tjerëve në rajon teksa ngecin me sfidat e tyre. “Dallimet thelbësore janë se shtetet të cilat janë pjesë e NATO-s dhe që kanë përjetuar zhvillimet më të mëdha, janë ato që kanë tejkaluar sfidat e rivaliteteve etnike. Ato që vazhdojnë të kenë udhëheqje që besojnë se popullizmi, nacionalizmi e rivalitetet etnike janë rrugët përpara, janë ata që po përballen më shumë sfida” ka vlerësuar emisari amerikan, Gabriel Eskobar.

Kontrolloni gjithashtu

Burim Ramadani

Burim Ramadani, paralajmëron krizë të thellë institucionale dhe buxhetore në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë të thellë institucionale dhe politike, paralajmëron eksperti i sigurisë, …