Ethem Çeku: Inatet si fenomen i elitës politike shqiptare

Ish-ministri Ethem Çeku ka publikuar një analizë politike ka argumentuar se inatet personale dhe rivalitetet politike vazhdojnë të jenë një ndër problemet më të thella të elitës politike shqiptare, duke ndikuar drejtpërdrejt në dobësimin e institucioneve dhe në deformimin e procesit të shtet formimit. Që nga periudhat historike të copëtimit të trojeve shqiptare e deri në zhvillimet moderne politike, mungesa e veprimit të përbashkët dhe dominimi i interesave individuale kanë penguar ndërtimin e një strategjie shtetërore të qëndrueshme. Në shumë raste, individi është ngritur mbi institucionin, ndërsa pushteti është shndërruar në mjet të afirmimit personal. Kur interesat personale vendosen mbi interesin publik, ligji dobësohet, besimi qytetar zbehet dhe demokracia humbet funksionin e saj. Shoqëria rrezikon të rrëshqasë drejt një kulture politike të bazuar në ego dhe jo në përgjegjësi kolektive. Në thelb, kriza politike shqiptare është krizë e karakterit të elitave të saj. Kalimi nga logjika e “un”-it drejt logjikës së “ne”-së dhe forcimi i institucioneve funksionale mbeten kusht themelor për ndërtimin e një shteti modern dhe demokratik.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ refuzon 28% të aplikimeve për votim nga jashtë Kosovës

KQZ-ja përmbyll numërimin e votave, afat 48 orë për ankesa nga palët

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar plotësisht procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e …