Ethem Çeku: Ja pse Ramush Haradinaj mbetet një domosdoshmëri për Kosovën

Ish-ministri Ethem Çeku ka publikuar një analizë politike ku ka argumentuar se Ramush Haradinaj mbetet një nga figurat kyçe për stabilitetin dhe orientimin strategjik të Kosovës. Vendi gjendet në një periudhë të ndjeshme ku kërkohet lidership i qëndrueshëm, i provuar dhe i aftë të marrë vendime të vështira në kohë krize. Çeku thekson se përvoja e Haradinajt  nga lufta te pozitat e larta shtetërore, nuk është thjesht element biografik, por një kapital politik që e bën atë të pazëvendësueshëm në momente të pasigurta. “Vendimmarrja e tij është formuar në situata kritike dhe autoriteti i tij buron nga veprimi, jo nga retorika”, shkruan Çeku, duke shtuar se Haradinaj ka dëshmuar në praktikë se mbrojta e interesit publik është parim dhe jo slogan politik. Në planin ndërkombëtar, besueshmëria është pasuri strategjike për vendet e vogla, dhe se Haradinaj ka kultivuar një raport të qëndrueshëm me SHBA-në. Ai përmend deklaratat e James Rubin dhe gjeneralit Wesley Clark, të cilët e kanë vlerësuar lart rolin e Haradinajt. “Me mbështetjen amerikane, ai realizoi një nga aktet më të rëndësishme të shtetformimit, formimin e Ushtrisë së Kosovës”, shkruan Çeku. Kosova sot ka nevojë për figura që nuk lëkunden nga presioni i brendshëm apo ai ndërkombëtar. Nuk është çështje preferencash politike, por zgjedhje për stabilitetin e shtetit dhe për mbrojtjen e interesave strategjike të Kosovës. Në rrethanat aktuale, Ramush Haradinaj mbetet një domosdoshmëri politike dhe shtetërore.

Kontrolloni gjithashtu

KDI ka folur për një situatë të kundërligjshme, të cilën kryetarja Osmani është duke e toleruar që afro 3 muaj

Eugen Cakolli: Votat e Nismës nuk u shpërndahen partive tjera dhe nuk ndikojnë në ndarjen e mandateve

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka sqaruar mënyrën e trajtimit të votave të …