Isa Mustafa

Eufemizmi i kryeministrit Mustafa: Vendvotimet serbe në Kosovë i quan vendgrumbullime

Duke folur për zgjedhjet parlamentare të Serbisë në Kosovë, të cilat pritet të mbahen më 24 prill, kryeministri, Isa Mustafa dhe Qeveria e tij  në vend të ballafaqimit me realitetin dhe respektimin të Kushtetutës, në vend se të ndalojnë mbajtjen e zgjedhjeve të një Shteti fqinj, brenda territorit të Kosovës, ata  mundohet të fshehin dhe ta deformojnë  realitetin. Në vend të fjalës vendvotim ai me eufemizëm përdor fjalën “grumbullim”, apo qendra grumbullimi të votave nga OSBE-ja. Kjo është braktisje nga paralajmërimet e mëhershme të qeveritarëve se serbët do të mund të hedhin votën e tyre vetëm përmes Zyrës ndërlidhëse të Beogradit. Kjo zyre ekzistonte edhe në vitin 2014, kur për serbët ishin hapur dhjetëra qendra votimi në territorin e Kosovës. Në Kosovë nuk do të ketë zgjedhje serbe, por do të ketë vetëm grumbullim të votave nga ana e OSBE-së, ka thënë Mustafa me rastin e vizitës në Komunën e Mamushës, mbase i bindur se i ka besuar dikush deklaratës së tij. Megjithatë ai ka konfirmuar se nuk do të pengohen votimet e  Serbisë brenda territorit të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Pjesë nga fjalimi çoroditës, mizor, banditesk dhe musolinist i Albin Kurtit në fillim të fushatës zgjedhore, në Mitrovicën e jugut

Albin Kurti sulmoi mediat dhe opozitën gjatë fushatës në Kamenicë, edhe pse thotë se ato ‘ama nuk po kanë kurrë farë rëndësie’

Kryeministri Albin Kurti, në një tubim elektoral të mbajtur në Kamenicë, ka vazhduar kritikat kundër …