Eugen Cakolli nga Instituti i Kosovës për Drejtësi ka pas dështimit të krijimit të Qeverisë Kurti 3. Ai ka kritikuar vonesën e madhe për seancën për krijimin e qeverisë së re dhe ka shkruar se ky nuk është model për funksionim institucional. “Ky nuk është modeli politik i funksionimit institucional që duhet ta aspirojë Kosova. S’është normale që, shtatë muaj pas certifikimit të rezultateve, të arrijmë në seancën kryesore – atë të votimit për Qeverinë – pa marrëveshje politike që garanton shumicën në Kuvend dhe pa vullnet të sinqertë për kompromis. Tanimë është e qartë se, gjatë gjithë kësaj kohe, problemet nuk kanë qenë ligjore apo kushtetuese, por pasojë e përdorimit të qëllimshëm të taktizimeve procedurale dhe të diskursit publik për të zvarritur procesin. Mungesa e stabilitetit institucional, rrezikimi i buxhetit dhe i kredibilitetit ndërkombëtar të Kosovës nuk janë shqetësime që lindën sot” ka shkruar aktivisti nga shoqëria civile, Eugen Cakolli.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
