Besnik Tahiri

Besnik Tahiri: Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit

Njohësi i rrethanave politike në vend, Besnik Tahiri ka tërhequr vërejtjen se Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit. Ai ka shkruar më tutje se përgjegjës për këtë është Albin Kurti. “Kosova po hyn në një nga krizat më të thella politike të viteve të fundit. Kjo situatë, pa qeveri të zgjedhur dhe me mosmiratimin e buxhetit për vitin 2026, rrezikon të paralizojë shtetin, të godasë drejtpërdrejt qytetarët dhe ekonominë, si dhe të cenojë seriozisht sigurinë kombëtare. Përgjegjësia bie mbi z. Kurti, i cili po dëshmon paaftësi në udhëheqjen e shtetit” ka shkruar analisti, Besnim Tahiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …