EULEX-i

EULEX-i pjesë operative dhe ekzekutive e Gjykatës Speciale kundër UÇK-së

Edhe pas reduktimit të stafit dhe pozitës në Kosovë, misioni antishqiptar i BE-së në Kosovë, EULEX,  do të ketë mision operativ, për akuzat që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale. Nga gjysma e qershorit, ky mision është reduktuar në përbërje, por edhe në mandat. Megjithatë me pajtimin e autoriteteve të Qeverisë së Kosovës, ai do të ruajë disa kompetenca ekzekutive, që ndërlidhen me dëshmitarët,  që kanë të bëjnë me Gjykatën, e cila  ka juridiksion të ndëshkojë luftëtarët e UÇK-së për kundërvënie regjimit shqiptarë-vrasës të Milosheviqit.  Sipas mandatit të ri, misioni i EULEX-it do të bashkëpunojë me Dhomat e Specializuara dhe me Zyrën e prokurorit të specializuar, duke ofruar mbështetje logjistike dhe operative në ndjekjen, arrestimin  dhe ndëshkimin  e luftëtarëve të UÇK-së, për shkak se ata kanë luftuar kundër një regjimi fashist, në përpjekje për çlirimin e vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Këshilli Gjyqësor i Kosovës angazhon 30 gjyqtarë në nivel vendi për ditën e zgjedhjeve të cilët do të jenë kujdestar

Seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt për krime lufte në Gjakovë zhvillohet në mungesë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është mbajtur seanca fillestare ndaj Muharrem Ibrajt, i akuzuar për …