Pas drejtimit me sukses të OSBE-së, Shqipëria merr presidencën njëvjeçare të Nismës Adriatiko – Joniane

Shqipëria ka bërë përparime kolosale me vettingun, por forcat konservatore në Evropë e injorojnë Qeverinë Rama

Berlini është i impresionuar, bashkë me diplomatët e BE-së, pasi Komisioni i Shqyrtimit, i cili ka shqyrtuar 800 prokurorë dhe gjyqtarë në Shqipëri që prej marsit dhe që po godet korrupsionin, është konsideruar si një model për vendet e tjera kandidate për në BE, shkruan prestigjiozja austriake “Der Standard”. “Deri tani nuk ka pasur një reformë në drejtësi të këtyre përmasave në asnjë vend të Europës Juglindore sikurse ka ndodhur në Shqipëri.  “Megjithatë, lideri socialist Edi Rama ka pak parti mike në BE, sepse shumica e vendeve të BE-së qeverisen nga konservatorët. Opozita në vendin e tij, konservatorët e Partisë Demokratike duan, sikurse është e zakonshme në Ballkan, të mos i lejojë asnjë sukses qeverisë dhe lobon kundër hapjes së negociatave. Edhe në CDU dhe CSU ka persona që janë kundër fillimit të negociatave. Megjithatë, fjalën e fundit e ka Merkel dhe Kancelarja është pro”, thekson “Der Standard”.

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …