Lukas Mandl: JBorrell, Varhelyi dhe Lajçak a e shihni se çfarë po ndodh, ju ende dëshironi të sanksiononi Kosovën?

Eurodeputeti austriak kërkon heqjen urgjente të masave ndaj Kosovës: “I padrejtë trajtimi krahasuar me Serbinë”

Eurodeputeti austriak Lukas Mandl ka kërkuar publikisht heqjen e menjëhershme të masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të gabuara në thelb dhe të pajustifikueshme në rrethanat aktuale politike në rajon. “Masat kundër Republikës së Kosovës kanë qenë gjithmonë një ide e keqe. Ato duhet të hiqen menjëherë dhe plotësisht. Në Bruksel, disa që më herët nuk ishin plotësisht të informuar për situatën, tanimë, për shkak të zhvillimeve në Serbi, po e shohin absurditetin që regjimi i Vuçiqit nuk është sanksionuar, ndërsa Kosova është vënë në shënjestër”, deklaroi Mandl. Kërkesa e tij vjen në një kohë kur pjesa më e madhe e institucioneve të BE-së po e rishikojnë qëndrimin ndaj masave, sidomos pas rekomandimit të ish-shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, i cili kërkoi heqjen e tyre para përfundimit të mandatit. Megjithatë, disa vende anëtare nuk u pajtuan, duke bërë që masat të mbeten ende në fuqi. Mandl nënvizoi gjithashtu dallimin e madh në ecurinë demokratike mes Kosovës dhe Serbisë. Sipas tij, Kosova ka dëshmuar pjekuri politike dhe stabilitet demokratik, ndërsa Serbia ka bërë hapa të ndjeshëm prapa, duke vështirësuar perspektivën e saj evropiane. Mandl mbetet një nga zërat më të fuqishëm pro-Kosovë në Parlamentin Evropian, duke kërkuar që vendi të trajtohet me standarde të drejta dhe të bazuara në parime.

Kontrolloni gjithashtu

Sipas Departamentit Amerikan të Shtetit Kosova vazhdon të përfshihet në nivelin 3 të sigurisë për shkak të COVID-19

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të Paqes

Departamenti Amerikan i Shtetit ka vlerësuar rolin e Kosovës si anëtare themeluese e Bordit të …