Viola von Cramon:

Eurodeputetja, Von Cramon: Agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës ka tronditur tërë kontinentin evropian

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon ka vlerësuar se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës ka tronditur tërë kontinentin evropian. Gjatë intervistës së dhënë për “The Geopost” ajo ka theksuar se agresioni i tmerrshëm rus ndaj Ukrainës po trondit gjithë kontinentin evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë, nga rrënimi i ekonomisë, nga kërcënimet e sigurisë. “Vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, nga rrënimi i ekonomisë, nga kërcënimet e sigurisë. Kosova është një shoqëri e traumatizuar, e kuptoj pse njerëzit këtu janë shumë më të prekur, shumë më nervozë kur shohin fotografitë e grave që ikin, fëmijët janë të prekur, njerëzit i bashkohen ushtrisë, mbrojtja territoriale, që ka të bëjë shumë me rajonin dhe me një vend siç është Kosova, kështu që unë shoh se po ndodh shumë në aspektin e ndikimit financiar, në aspektin e efekteve shoqërore dhe ne duhet të qëndrojmë në solidaritet” ka porositur eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti pretendon se gjatë qeverisjes së tij, për katër vite janë punësuar 85 mijë punëtor

Gjatë tubimit të fushatës zgjedhore me anëtar dhe simpatizant të partisë Vetëvendosje, lideri i kësaj …