Melihate Tërmkolli: Krejt cka po bën qeveria është veç ”Biznes Covid’19”, turp i madh!

Tërmkolli: Kurti as me shehër as me Barlievë, e la Kosovën pa targa dhe pa miq

Ish-ministrja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli, ka drejtuar kritika të shumta në adresë të kryeministrit, Albin Kurti për të cilin ka thënë se ka mbetur në pozitën as me shehër as me katun. “Politika “kreative” e Kryeministrit Kurti “as me sheher as me Barilevë” e lë Kosovën edhe pa targa edhe pa miq!”, ka shkruar Ish-ministrja dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Melihate Tërmkolli. Këto komente ajo i ka bërë pas shpalosjes që ka bërë Qeveria Kurti planit për çështjen e targave. “Për tri javë, duke filluar nga data 1 nëntor deri më 21 nëntor, masa do të jetë ajo e qortimit. Pastaj, nga 21 nëntori, për dy muaj deri më 21 janar do të jetë masa e gjobitjes dhe më pastaj nga 21 janari do të kemi targa provuese për dy muaj të tjerë, pas së cilës datë, më 21 prill nuk mund të ketë sepse nuk mund të lejohen targa të tjera në Republikën e Kosovës”, tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së Qeverisë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …