Fadil Nura

Fadil Nura: Kam kandiduar për të mirën e Skenderajt për bashkëpunim edhe me ish-kryetarin Bekim Jashari

Kryetari i komunës së Skënderajt,  Fadil Nura thotë se ata që mendojnë se kam kandiduar kundër familjes Jashari kanë koeficient të ulët  inteligjence. Kam kandiduar  për të mirën e Skenderajt për bashkëpunim edhe me ish-kryetarin Bekim Jashari. “Realisht është koncept i gabuar nëse ne mendojmë se në një manifestim të vullnetit të lirë dhe të një sistemi demokracisë liberale qysh e kemi ne në sistemin kushtetues,  është dikush kundër dikujt. Mua kjo  mundësi m’ u  ka kërkuar edhe me aprovimin e subjektit të cilit unë i takoj Partisë Demokratike për shkak të pengesave që iu bënë kryetarit të degës dhe kjo me mbështetjen e të gjitha strukturave të degës dhe me kërkesën madje të tyre kam hyrë në garë dhe nuk kam qenë kundër askujt. Çdo tendencë e tillë, ose çdo manifestim në ndër dijen e çdo kujt që mendon se kandidatura ime ka qenë kundër familjes Jashari, ai mund të jetë në nivelin e idiotit. Ne kemi kandiduar me kandidatë të tjerë që kanë qenë për Skenderaj e kam ofruar programin tim politik, alternativën, objektivat e mia politike dhe qeverisjen për Skenderaj. Kështu që unë besoj që edhe Bekimi si ish-kryetar i Komunës çdo iniciative e tij çdo ide e tij që është e mirë për Skenderaj është i hapur të bashkëpunojmë”, ka thënë kryetari i Skënderajt, Fadil Nura për Kosovapress.

Kontrolloni gjithashtu

KQZ miraton dizajnin dhe formatin e fletëvotimeve për zgjedhjet 19 majit në katër komunat në veri të vendit

KQZ zvarrit procesin: Pas dy javësh rinumërimi, ende paqartësi për rreth 400 vendvotime

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se procesi i rinumërimit të votave …