leoni

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Kishim një luan, që krijoi Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, bëri luftën çlirimtare, solli lirinë, krijoi institucione, shpalli pavarësinë, …

Tomisllav Nikoliq – president serb, me pompozitet përgatiti një tren provokues, për të ardh në Veri, Luani doli thellë në Veri në pritje dhe Nikoliq tha:,,nuk do të shkojmë!” – një autogol i Nikoliqit! U mblodhën zyrtar vendor e nga Serbia, për të shkaktuar trazira, intervenuan luanët e Luanit dhe zyrtari i Serbisë, Gjuriq me prapanicë jashtë u arrestua, u transferua në Prishtinë dhe u lirua me procedura të rregullta shtetërore! Autogol: njerëzit e krekosur dolën si pula të lagura duke vajtuar! Bllokadat hiqeshin si lojëra fëmijësh! Luani shetit në Liqenin e Ujmanit, shkon dhe ulet e pinë kafe te serbët lokal në Veri, bisedon e qeshë me ta…

Luani në kafaz! Majmunët mbretër. Kemi parë shumë video, kur majmunët pushtojnë një ambient dhe shktërrojnë gjithçka! Përdorin mjete e pajisje, pa i njohur, dhe shkaktojnë pasoja tragjike! Dhe në gjithë këtë tragjedi, ata, naivisht qeshen:

  • Presidentja sulmoi institucionet për t’u bërë presidente! Tradhtoi subjektin politik, që e bëri figurë publike! Mblodhi votat e atyre që nuk e dënojnë tradhtinë, përndryshe do të ishte harruar si emër! Te ata e fitoi simpatinë, duke sulmuar vlerat kombëtare! Autoriteti numër një, është në hije në këtë anarki, me preokupim kryesor pamjen e jashtme të saj dhe shetitjen! Për të ekspozuar harmoninë bashkë me kryekuvendarin e kryeministrin marrin pjesë në ceremoni të ndryshme, ashtu siç nuk ndodh kund në botë, për shkaqe sigurie! Është me alergji ekstreme ndaj Shtetit Amë, Shqipërisë!
  • Kryekuvendari, gjatë gjithë kohës, naivisht bënë humor, edheatëherë kur i mungon subjekti partiak në Kuvend për miratimin e ligjeve që ai subjekt i harton! Seanca të dështuara për mungesë të seriozitetit të pozitës dhe ai naivisht krijon batuta e qeshet! Kuvendi tragji-komedi! Për mungesë të seriozitetit, autoriteti i tij është zero dhe ai nuk preokupohet me këtë dhe për punën e institucionit më të lartë të vendit!
  • Kryeministri erdhi në pushtet me dy fytyra: të arrogantit që sulmon institucionet me mollotov, granatë dhe gaz lotësjellës (ashtu siç nuk jemi sulmuar nga serbët dhe rusët), me fjalor banal dhe me rolin e viktimës, kur arrestohej nga Policia e Kosovës dhe me katër viktima! Vetëm duke sulmuar, pa paraqitur fytyrë të tij, pa paraqitur plane zhvillimore, me sllogane kundër hajnisë, mblodhi rreth vetes atdhetarë e tradhtarë, ateistë dhe fundamentalistë (shih identitetin e deputetëve të VV-së), por jo njerëz seriozë, sepse i mungojnë edhe në seanca kur duhet të votohen projektligjet e VV-së! Kryeministri, bënë hapa për t’u dukur luan para turmës amorfe, që e ka sjellur në pozitë! Hapat e tij të paanalizuar, të paplanifikuar, jo profesional sjellin kaos (nëse nuk e ka mision shkatërrimin e institucioneve)! Gjendja sociale dhe infrastrukturore në nivel shumë të ulët! Rroga që kanë humbur nga inflacioni, projekte të parealizuara, rrugë në gjendje të mjeruar, shkolla në gjendje të rëndë, mungesë serioziteti të njerëzve në institucione, energjia,…! Nga e kaluara, tash edhepse ka pushtet absolut, i ka mbet hipokrizia: arroganca dhe roli i viktimës, duke u ankuar për 20 vitet e kaluara! Për dy vite në pushtet, nuk arriti t’i dëshmoj akuzat për luftën e shenjtë të UÇK-së! Nuk zhvilloi asnjë proces të mirëfilltë ndaj njerëzve të korruptuar, edhepse botërisht njihen ata! Botërisht ju ka shpallur luftë figurave atdhetare në trojet etnike, duke ushqyer edhe militantët me këtë helm! Mjafton të ekspozohet një figurë kombëtare, për të shpërthyer banalitetet e militantëve! Për të shkëlqyer vetë para naivëve, krijoi kriza me opozitën, veteranët, mediat, punonjësit administrativ, mjek, policë, mësimdhënës, minoritete
  • Ministrja Shwarc, nuk solli njohje as integrime, por deklarativisht në krah të prokurorisë ruso serbe, furnizoi Gjykatën Speciale me materiale kundër luftës së shenjtë çlirimtare (që do të jenë fluska sapuni, megjithatë me pasoja)! Pasivizoi diplomacinë duke shkarkuar diplomatët atdhetarë aktivë dhe duke mbyllur ambasada! Pjesë e aferave korruptive në diplomaci! A është misioni i saj shkatërrimi i diplomacisë?
  • Ministri Sveçla erdhi në pushtet duke gjuajtur me gurë e mollotov Atdheun (instituconet), dërgoi njësitë policore në veri, duke i kthyer në mjeranë, që presin kush ju sjell bukë të gojës! Dhe njerëz naiv, krekosen se Policisë së Kosovës në Veri i kanë dërguar pica! Kush i pagoi, kush i shiti, kush i gatoi picat?! A mund të helmohen policët tanë me pica! Personi i arrestuar, a e pa gjykatën apo është i kidnapuar? A është e gjithë kjo skenar serb? A është mision shkatërrimi i njësive elitare të pushtetit të Kosovës?
  • Opozita e brishtë, spektatore pasive e kaosit, në pritje të vetdijësimit të atyre që kurrë nuk ditën, sepse sikur të kishin ditur nuk ishin mashtruar!
  • Akademik të pashkëputur nga llumi i tradhtisë, një jetë në shërbim të serbosllavisë! Edhe 24 vite pas luftës çlirimtare, ende kanë mbetur në shërbim të pushtuesit!

Kësaj toke a i mungojnë shqipet? Kësaj toke a i mungojnë luanët tjerë! Çlirimtarët sollën lirinë dhe liria shkolloi e vetdijësoi njerëz, që duhet të ngriten mbi anarkinë e majmunëve për të krijuar rend, për të qeverisur me përkushtim atdhetar Atdheun tonë!

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …