FADIL REXHA: KUR MUNGON LUANI MAJMUNËT BËHEN MBRETËR

Fadil REXHA: Pushtetarët zhgl

Perandoria Osmane kishte 28 sadriazem (kryeministra) shqiptar, asnjëri nga ata nuk hapi shkolla shqipe në Shqipëri, mos të flasim për shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë! Na ishte një kohë Siinaan Haasaanii ,,preseednik” i Juugoosllaaviisëë, dikush krekosej! Mandej, kishim Sejdo Bajramoviqin, Tefik Llugiqin, ,,bukuroshin” Azem Vllasi (ashtu e konsideronte veten ,,bukurosh”), ,,burrin e madh” musteqok Rrahman Morinën. Të gjithë këta ishin zhgl e shoqërisë shqiptare, sepse ishin në shërbim të të keqes, në shërbim të pushtuesit! Populli shqiptar i urrente, i përbuzte, i injoronte,… vazhdimësi e tyre Albin Kurti! Me 22 maj 2025, Kurti, Haxhiu, Rizvanolli, erdhën në Burgun e Dubravës, zhgl-ja e shoqërisë. Kur flitet për një njeri pa vlera, në popull thuhet ,,ai është një zhgl”- një zhargon që nënkupton një njeri që nuk ka vlera kombëtare, familjare, njerëzore, shoqërore, pa një cilësi të mirë t’ua veçosh. Për dallim nga ,,bukurosh” Azemi e ,,burrë” Rrahmani, Albin Kurti është  një robot, Albulena Haxhiu një antipatike naive.

Në nderim të të masakruarve e të dhunuarve në Burgun e Dubravës dhe në krah të prokurorisë serbe kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përkrah prokurorisë serbe në mbrojtjen e kriminelit të luftës Sadriu, është një hipokrizi sipërfaqësore e pushtetarëve. Uzurpimin e institucioneve, shkatërrimin e vlerave kombëtare e institucionale, e  bënë që Kurti e Haxhiu të injorohen nga masa e gjerë, përveç servilëve të paktë, që i shoqëronin (më shumë se ata ishin ,,sigurimcat” e Kurtit). Pushtetarët ishin të vetmit njerëz që nuk gjeta asnjë pikë vlere që t’i respektoj, por ika nga ata, si nga era e bezdisshme e mbeturinave. Por, nuk isha vetëm unë, ikën të gjithë. Të them të drejtën, aty nuk ishte orkestra naive e tij ,,Albin baba”, që e duartrokasin edhe kur kërkon një mintë heshtje. Suksesi i tij -mashtrimi i masës, është rezultat i luftës speciale të shërbimeve të huaja të inteligjencës. Ato shërbime, mbushën popullin me urrejtje kundër vlerave kombëtare, sa që një pjesë e bojkoton me votë pushtetin, ndërsa një pjesë e voton zhgl-në!

Shteti pa pushtetar

Ka mbretëri me mbretër, por nuk ka mbretëri pa mbretër! Nuk ka shtet pa pushtetar! Nuk janë objektet që marrin vendimet. Sulmi i Albin Kurtit mbi institucionet kombëtare e shtetërore fillon shumë vite më parë, kur:

  • Popullin e konfrontonte me bijt e tij policë, lëndoheshin policë e protestues të të njëjtit gjak, të të njëjtit përkushtim, por policët në mbrojtje të vlerave, protestuesit e lajthitur në sulm të vlerave;
  • Deputetet në mënyrë të pandershme e sillnin gasin në Kuvend, me veshje të çoroditura vijnë në Kuvend, me sjellje të çoroditura sillen në Kuvend;
  • Kuvend pa deputet në leximin dhe miratimin e ligjeve dhe politikave, me një Kryetar Konjufcën naiv, që vetëm qeshet;
  • Ministra naiv e të guximshëm në budallëqe;
  • Sulmi në veteranë, policë, mësimdhënës, në drejtësinë dhe në gjithë administratën;
  • Sulm mbi udhëheqjen shqiptare në Shqipëri, në Maqedoninë shqiptare dhe në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. Nocioni ,,Bashkimi Kombëtar” u banalizua aq shumë, sa që sot as nuk përmendet;
  • Sulmet mbi diplomacinë kosovare e ndërkombëtare…

Krijuesit e institucioneve (Thaçi), pas koordinimevetë subjekteve politike, seancat konstituive të Kuvendit dhe formimin e qeverisë i kthenin në ceremoni festive! Me pakënaqësi të opozitës, megjithatë ceremoni festive. Kurti me fitoren e dyfisht, tre muaj pas zgjedhjeve  në 20 seanca, dështon ta zgjedh një kryetar Kuvendi! Pse? Sepse Kurti objektiv ka dështimin! Don të përcjell mesazh të mohimit të vlerave shtetërore: Kosova shtet pa Kuvend e Qeveri! Opozita pjesë e këtij skenari rusofil ogurzi! Deri kur kështu? Gjaku i derdhur për lirinë e shtrenjtë, të humbet nga një robot rusofil? Deri kur populli i shumëvuajtur do t’i duron skenarët e rusofilëve në rrënimin e institucioneve? Apo duhet ta kërkojmë ,,ndihmën” e armiqve në krijimin e institucioneve dhe në qeverisje?

Kontrolloni gjithashtu

Ylli Mece

Ylli Mece: RAMA…. SI KOÇI I TETA OLLGËS TE “ZONJA NGA QYTETI”

Nuk më intereson aspak “Sum-miti” i liderve evropianë në Shqipëri, i zhvilluar ky , në …