leoni

Kryetari Sokol Haliti, u takua me Presidenten e Parlamentit të Gjenevës, Ana Roch

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, është takuar sot me Presidente e Dhomës së Lartë në Parlamentin kantonal të Gjenevës, znj. Ana Roch si dhe nga anëtarë të tjerë të këtij parlamenti.

Gjatë këtij takimi, kryetari Haliti e uroi zonjën Roch për mandatin e saj të ri si kryetare e parlamentit, duke i dëshiruar suksese në këtë detyrë të rëndësishme. Ai shprehu mirënjohje të thellë ndaj popullit dhe qeverisë së Zvicrës për mbështetjen e vazhdueshme që i kanë dhënë Kosovës dhe komunës Vitisë në periudha të ndryshme, si dhe për kontributin konkret në zhvillimin e komunës së Vitisë në projekte të ndryshme.

Kryetari Haliti theksoi se falë kësaj mbështetjeje, në Viti janë realizuar projekte të shumta në fusha të ndryshme, të financuara nga buxheti i Konfederatës së Zvicrës, që kanë ndikuar drejtpërdrejt në përmirësimin e jetës së qytetarëve për të cilën ata ju janë mirënjohës.

Kontrolloni gjithashtu

Qytetarët e Vitisë diskutuan për planin rajonal të menaxhimit të integruar të mbeturinave

Në Viti u mbajt një konsultim publik me qytetarët lidhur me draft vlerësimin strategjik mjedisor …