Fadil Shyti: Ben Blushi sulmon Albin Kurtin, se i prish punën Serbisë e Greqisë

Për faktin që Albini, as ka pasur as ka kohë të merret me “Benët si ti”, ty dhe atyre të sojit tënd,-po iu përgjigjem edhe  unë, mërgimtari që, “boll” po kam kohë të merrem me lojërat politike dhe jo politike të “Benushëve si  ti”!!!


1. Ke shkruar: “Albini, nuk din të bëjë llogari”. Po z, Blushi- këtu, ke drejt! Albini nuk di të bëjë llogari sepse as ka pyetur as pyet për çmimin e lirisë!!!


2. Ke shkruar: Albini vrapon pas pushtetit në rrugë. Kjo tregon se sa pak e paske njohur atdhetarin, Albin Kurti- tregon vet ky keqkuptim nga ana jote mor z. Benush!


Albini, po vrapon edhe pse “po rrëzohet”, herë-herë, për të shpëtuar Kosovën dhe Viset tjera shqiptare nga lukunia që po iu vërsulen atyre, qarqet reaksionare përkrahëse të Serbisë dhe më tej…, dhe ato “mike ndërkombëtare!


 


3. Ke shkruar: “Albini i dhunshëm”!!! -paske shkruar një “mrekulli të 8-të” të botës mor, Beni .!!!


 


-I gjithë opinioni e pa si u maltretua Albini nga milicia e Isë-Hashim-Jabllanoviqit e drejtuar nga Shpend Maxhuni, i cili është biri i ish-udbash-it, Enver Maxhuni. Babai i tij, Enveri, mua që po i shkruaj këto radhë, për 8 orë rresht  më ka maltretuar për shkak se kam marrë pjesë në demonstratat ku kërkohej  liria e  Kosovës dhe RIBASHKIMIN SAJ ME NËNËN SHQIPËRI. Kjo torturë ka ndodhur dimrin e vitit 1981, nga Enver Maxhuni, babai i krye-milicit të Kosovës, Shpend Maxhuni, i cili ka torturuar shqiptarë  bashkë me shumë të tjerë shqipfolës, sahanlëpirës të Serbisë në burgun e Mitrovicës, dhe jo vetëm aty!  Po ti mor Ben,  nuk di gjë për atë pjesë të historisë tonë të rezistencës, nuk të ka bërë kurrë përshtypje ajo, sepse me të tjera punë je marrë asokohe.


 


-Pra, ti z. Blushi që i ke shkruar për nge…,-nga salloni i ngrohtë Albinit:


pse nuk i mbrojte demonstruesit e rrahur nga kjo milici pro-kolaboracioniste  “kosovare” me dirigjimet e Serbisë-dhe Euro-Rusisë putiniane.


 


4. Dhe, përfundimisht po të  them, sikur të të kisha përballë:


-Mos e sulmo pa-arsyeshëm, pa-argumente,-pa-logjikshëm me narcizëm të theksuar, birin e devotshëm të Kosovës Kreshnike,-sepse, narcisët si ti, jo rrallëherë përfundojnë të dështuar në qëndrimet e tyre të qullura; porf ti tashmë je një vasal që përfaqëson interesat partiake, lideruce,apo galuce personale…


 


-Mos e sulmoni kot, Drajfusin Shqiptar, gjeneralin e ideve përparimtare për ardhmërinë e ndritur shqiptare!  Mos u merr ti me mbrojtësin më të flakët të lirisë, idealistin e lirisë, të madhin, Albin Kurti.


 


5. “Shqiptari 99 herë nëse rrëzohet, 100 herë duhet të ngrihet”!


(Petro Nini Luarasi).

Kontrolloni gjithashtu

Christopher Hill

Prokuroria për krimet në fushën e teknologjisë, në Serbi, fillon hetimet për kërcënimet që iu kanë bërë, ambasadorit Hill

Një prokurori për krimet në fushën e teknologjisë në Serbi ka filluar hetimet lidhur me …