Fadil Shyti

Fadil Shyti: Po përsëritet historia, në këtë cep të Shqipërisë sonë?!

-Çdoherë, kur sulmohet atdheu, duhet mbrojtur po pa hezituar, me Luftëra Çlirimtare!…

-Askush nga politikanët shqiptarë, nuk mund të arsyetojë turp durimin!…

“Po e ruajmë paqen në rajon”,

“Nuk vetëmbrohemi pa lejen e miqve ndërkombëtarë”, e, të tjera gjepura politike dhe jo politike, që përfundojnë mjegullueshëm,

në kënetat e tavolinave pranë mezes dhe rakisë në kafenetë e pista!…

Miqtë e vërtetë, nuk na thonë:

“Jepuni territore fqinjëve, gjegjësisht armiqve pushtues serbë, malazezë, grekë, maqedonas e të tjerë”!…

Ky sulm nga ana e Serbisë Fashiste në pjesën veriore të atdheut, në Mitrovicë, i ngjan intervencionit shovinist grek të vitit 1949.

Shiko!

-Në pjesën më veriore të Shqipërisë, në  Mitrovicë, ende s’po kërcasin topat, sepse, Shqipëria Kosovë, po duron, këto 23 vite, t’i shkelet sovraniteti në ato pjesë të atdheut, ku bandat kriminale serbe po lejohen edhe nga Shqipëria të ngrenë kokë, të bëjnë ligjet e xhunglës.

-Mos harroni!

– Tani, nuk është në pyetje solidarizimi me Albin Kurtin dhe qeverinë e tij, apo me këtë, apo atë udhëheqës të opozitës së Kosovës!

Çështja është serioze, është tepër e rrezikshme.

Tani, si dikur në motet e rënda të robërisë, në pyetje është mbrojtja, e atdheut.

Prandaj, tani ose kurrë, kërkohet të jemi vigjilentë:

faktorët politikë në Prishtinë, Tiranë, në Shkup e gjetkë, të forcojnë UNITETIN, jo vetëm të deklarimeve, por, edhe të veprimeve si një trup i vetëm, në ballë të popullit tonë liridashës.

-Pra, kur intervencionistët shovinistë grekë, në vitin 1949 e sulmuan pjesën jugore të Shqipërisë, Enveri dhe PKSH/PPSH, nuk i bënë thirrje askujt: TRAKTATIT TË VARSHAVËS, as NATO-s, që t’i largojnë, (jo vetëm barrikadat), por, Ushtrinë pushtuese nga trojet shqiptare.

-Komandanti i Përgjithshëm i Ushtrisë, Enveri e dha urdhrin:

“Armiqtë t’i godasim me topa, Ay dhe Partia PKSH/PPSH, nuk i trembeshin LÇ-re, ndonëse, ende nuk e kishin kaluar një pesëvjeçar në paqe të sigurt.

Ishin ende të vala plagët e partizanëve të  LANÇ-re, kur bandat e diversionit të imperialistëve perëndimorë dhe revizionistëve lindorë, siç ishin titistët jugosllavë e të tjerë, në bashkëpunim me reaksionin e jashtëm, të disfatistëve të mundur nga LANÇ-re, të cilët për t’u kthyer në pushtet, përpëliteshin si thneglat rreth zjarrit, në gërrhamat e tyre të radhitur si mercenarë, për të paguar lëkurën e tyre me dinarë e dollarë, bënin sulme nga toka, qielli dhe deti.

-Luftime të rrepta u zhvilluan për më tepër se tre muaj, (jo siç po thotë kjo znj,-këtu në video: “luftime kishte, një muaj e ca”).

-Po. Preteksti, nga armiku u gjet: Greqia sulmoi kinse hakmarrje, “për strehimin e komunistëve grekë”, por, çështja thelbësore  nuk qe ajo: siç dihet, Greqia pushtuese prej shek.-19,  kishte dhe ende ka ambicie për pushtimin e pjesës jugore të atyre viseve të begatshme të Shqipërisë sonë, të cilin e quante me marrëzi: “Vorio Epiri”.

-Pra, luftimet vazhduan derisa, intervencionistët grekë dhe zagarët e tyre imperialistë amerikanë, dhe anglezë, kapitulluar në aksionet e tyre, nga lufta heroike e popullit shqiptar.

Me sulme të pandërprera, mbi andartet e rinj grekë, të cilët u shporrën nga trojet tona, duke ikur “kah sytë këmbët”.

-Gjatë luftimeve, pati dhe ushtarë dhe oficerë shqiptarë të vrarë liridashës, mirëpo, armiqve u mbetën shumë të vrarë maleve tona, gjithashtu,

ju mbetën dhe shumë robër lufte në burgjet e Shqipërisë, ata veç tjera punëve, u detyruan të punojnë, për tharjen e Kënetës së Maliqit, që po aty, pastaj do të ndërtohej një fabrikë e sheqerit.

Vendosmëria e Bacë Enverit e Partisë dhe e popullit, për të mbrojtur kufijtë dhe shtetin tonë socialist, bëri që përpjekjet e armiqve dhe të tradhtarëve të vendit të dështojnë me turpe!…

Shqipëria socialiste marshoi përpara, pa iu dridhur çerpiku, pa iu prekur, as një pëllëmbë tokë apo një mlj, detare.

Lavdi Enver Shqipos!

Lavdi dëshmorëve të atdheut!

23 dhjetor, 2022

Kontrolloni gjithashtu

Takime vëllazërore me shqiptarët e Kroacisë

Kryetari i Nderit i Rrjetit Global të Bizneseve të Diasporës Shqiptare, njëherit dhe Anëtar i …