Fahri F. Fazliu: Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu

Sot është ditëlindja e heroit, Bahri Fazliu. Heronjtë vetëm ditëlindje kanë. Sot, para 52 viteve, lindi njëri prej idelogëve më të shquar të çështjes kombëtare shqiptare, Heroi i Kombit, Bahri Fazliu. Njerëzit e mëdhenj nuk vdesin kurrë, ata vetëm datëlindje kanë! Kosovës po i mungon shumë vizioni dhe penda e mprehtë e Bahriut. Bahriu ra heroikisht në altarin e lirisë më 07.05.1998, në Bjeshkët e Bogiqes, në trekëndëshin kufitar shqiptar Mali i Zi – Kosovë – Shqipëri! Ra për të mos vdekur kurrë! Lavdi Heroit të Kombit, Bahri Fazliu! Bahri Fazliu është vëllai i heroit Fahri Fazliut, i cili më 2 nëntor të vitit 1989 bashkë me Afrim Zhitinë bien heroikisht në një betejë me policinë serbe në lagjen “Bregu i Diellit”, në Prishtinë.

Kontrolloni gjithashtu

Poeti Ali H.Tahiri ndanë Mirënjohje post mortum profesor Ahmet Qeriqit për kontributin jetësor ndaj kombit dhe atdheut

Në një moment të mbushur me emocione dhe respekt të thellë kombëtar, poeti i njohur …