Tanja Fajon

Fajon ka kërkuar nga deputetët të mos e bllokojnë liberalizimin e vizave për interesa partiake

Eurodeputetja Tanja Fajon, sot ka përgëzuar popullin e Kosovës me rastin e shënimit të 9-vjetorit të Pavarësisë. Fajon tha se Kosova ka pasur progres të madh viteve të fundit, sidomos hyrjen në MSA  e ka vlerësuar arritje të rëndësishme, duke përmendur po ashtu edhe rëndësinë që ka për vendin agjenda evropiane për reforma. Ajo deklaroi se BE-ja është e përkushtuar që të realizojë procesin e liberalizimit të vizave. Sipas saj, Kosova ka bërë progres edhe në luftën kundër korrupsionit, por duhet të punohet edhe më tutje në këtë drejtim, ka dhënë porosinë e saj zonja Fajon, drejtuar partive parlamentare në Kosovë. Eurodeputetja, në Samitin e komisioneve për Punë të Jashtme që po mbahet në Prishtinë, tha se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun edhe më tutje.

Kontrolloni gjithashtu

Simiq

Igor Simiq merret në pyetje nga Prokuroria Speciale për organizimin e barrikadave në veri

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe anëtari i kryesisë së Listës Serbe, Igor Simiq, ka …