Tanja Fajon

Fajon do të jetë raportuese e liberalizimit të vizave për Kosovën

Tanja Fajon do të jetë raportuesja për liberalizimin e vizave për Kosovën. Euro-deputetja sllovene, Fajon ka qenë edhe më parë në cilësinë e raportueses për liberalizimin e vizave të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Ajo do të përgatisë raportin, i cili pas diskutimit pritet të votohet në Komisionin Parlamentar e më pas edhe në seancën e Parlamentit Evropian. Ndonëse Komisioni Evropian ka dhënë rekomandimin formal për heqjen e vizave për Kosovën, procedura kërkon kohë dhe nuk është e sigurt sesa do të zgjasë ajo. Vendimin duhet ta marrë pos Këshillit të Bashkimit Evropian, ku vendosin ministrat e brendshëm të vendeve anëtare me shumicë të kualifikuar, edhe Parlamenti Evropian.

Kontrolloni gjithashtu

ASK: Është rritur indeksi i përgjithshëm i inputeve në bujqësi në TM4 2025, krahasuar me TM4 2024

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar Indeksin e Çmimeve të Inputeve në Bujqësi për …