Brickos

Shënohet përvjetori i rënies së heroit Ahmet Hoxha

 

Të hënë në teatrin e qytetit në Ferizaj, është shënuar dita e shkollës “Ahmet Hoxha” si dhe u përkujtua ky hero.

Në këtë manifestim merrnin pjesë struktura udhëheqëse të qytetit, familjarë, por edhe bashkëpunëtorë të ngushtë të heroit Ahmet Hoxha.

Me këtë rast kryetari i komunës së Ferizajt, Muharrem Svarqa, ka thënë se është kënaqësi e veçantë që të merr pjesë në shënimin e ditës së shkollës  si dhe ka shfaqë edhe një herë nderimin më të thellë të  veprës dhe sakrificës së heroit Ahmet Hoxha.

“17 vjet më parë, u vra ky arsimtar e veprimtar i shquar, vetëm për shkak të përkatësisë së tij kombëtare dhe bindjeve politike, ashtu siç u vranë edhe qindra dhe mijëra shqiptarë të Kosovës. Nuk është e lehtë që sot, në shekullin XXI, në kohën e zhvillimit të hovshëm të demokracisë dhe të të drejtave të njeriut, të merret me mend se vetëm para 17 vitesh, këtu, në vendin tonë të shumëvuajtur, njerëzit janë keqtrajtuar deri në vdekje, janë vrarë e masakruar, vetëm për shkak të përkatësisë kombëtare dhe veprimtarisë atdhetare. Kjo mund të tingëllojë e pamundur për brezin e këtyre fëmijëve e të rinjve që kanë lindur pas vitit 1999. Pra, nuk është kohë e largët, kur mund të keqtrajtoheshe, të arrestoheshe dhe t’i nënshtroheshe reprezaljeve të pafund, për shkak se kërkoje të shkolloheshe në gjuhën tënde. Këtë kohë e kemi përjetuar të gjithë ne që jemi rritur dhe kemi jetuar ato kohë të rënda. Por, falë sakrificave të jashtëzakonshme, flijimeve të panumërta dhe mbështetjes së fuqishme ndërkombëtare, e kemi kapërcyer atë kohë të rëndë, ndonëse me një çmim të lartë”, ka thënë kryetari Svarqa, duke thënë se jeta e heroit Ahmet Hoxha dhe e qindra e mijëra heronjve, dëshmorëve, martirëve dhe sakrifica e mijëra të tjerëve që në çfarëdo mënyrë kanë vuajtur krajatat e viteve të luftës, ka qenë çmimi që e kemi paguar, në mënyrë që sot të ndërtojmë një shtet të lirë.

Të pranishmit në këtë manifestim i ka përshëndetur edhe kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve në Ferizaj, Gafurr Bytyqi. Ai tha se vepra e dëshmorëve assesi të mos harrohet.

Ndërkaq drejtori i shkollës “Ahmet Hoxha “Halim Gashi, ka thënë se ndjehet krenar që shkolla që ai drejton mban emrin e heroit Ahmet Hoxha. Ai ka folur për sukseset por edhe sfidat më të cilat përballet kjo shkollë.

Po ashtu u shfaq edhe një dokumentarë i shkurtër për jetën dhe veprën e heroit Ahmet Hoxha, ndërkaq nxënësit shfaqën një program i pasur kulturo artistik.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …