KMDLNJ thotë se SBASHK-u po i shkel të drejtat e nxënësve për arsim të drejtë dhe cilësor në përputhje me planprogramet

KMDLNJ: Askush nuk ka të drejtë të shpallë tradhtarë Arta Rama – Hajrizin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut e konsideron të papranueshëm linçimin publik që është duke u bërë ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Arta Rama – Hajrizi pas vendimit të këtij institucioni për manastirin e Deçanit. Duke përmendur Shoqatën e Historianëve ‘Ali Hadri’ nga Deçani që nuk ka hezituar ta quajë kryetaren Rama ‘tradhtare’, ky këshill përkujton se ky është vendim i Gjykatës Kushtetuese dhe jo vendim personal i kryetares të saj. Sipas KMDLNJ-së, Shoqata e Historianëve ‘Ali Hadri’ ka të drejtë të kundërshtojë vendimin në fjalë, të kërkojë përgjegjësi për këtë vendim të Gjykatës Kushtetuese, të kërkojë dorëheqjen e kryetares së Gjykatës, të organizojë demonstrata në kundërshtim të këtij vendimi, të pamundësojë zbatimin e këtij vendimi, të kërkojë arbitrazh sepse në Kosovë nuk ka tjetër instancë juridike ku do të drejtohej por nuk ka kompetencë dhe nuk ka të drejtë as morale e as materiale ta shpallë dikë tradhtar të kombit për një vendim që nuk është “vendim individual por vendimi i një Gjykate që është autoritet suprem dhe i pakundërshtueshëm i interpretimit të Kushtetutës së Kosovës”. “KMDLNj përkrah të gjitha kërkesat e Shoqatës së Historianëve ‘ Ali Hadri’ dhe qytetarëve të Deçanit që kanë të bëjnë me shpronësimin arbitrar të pronave shoqërore ‘Apiko dhe Iliria’ mirëpo është kundër linçimit publik dhe kërcënimit ndaj kryetares së Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”, përfundon komunikata e KMDLNJ-së.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në qendër të Prishtinës, me rastin e 1 Majit, kanë protestuar qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit

Sot në Prishtinë, qindra punëtorë e sindikalistë të arsimit kanë marshuar nga Biblioteka Kombëtare, tek …