Falët Kurban Bajrami në Prishtinë, mijëra besimtarë morën pjesë në manifestimin qendror të BIK-ut

Në Xhaminë e Madhe është mbajtur manifestimi qendror i Kurban Bajramit, i organizuar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ku mijëra besimtarë myslimanë morën pjesë në faljen e namazit të Bajramit. Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se manifestimi qendror i festës së Kurban Bajramit për territorin e Kosovës është mbajtur sot me 27 maj 2026, në Xhaminë e Madhe. Sipas njoftimit të BIK-ut, programi festiv ka filluar në ora 04:25 me faljen e namazit të sabahut, pas së cilës ligjëratën tematike e ka mbajtur Arbnor efendi Sinani, kryeimam i KBI-së në Skenderaj. Namazi i Kurban Bajramit është falur në ora 05:40, ndërsa i ka prirë Mustafë efendi Dallku. Hytben dhe mesazhin qendror të festës e ka mbajtur Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava. i cili bëri thirrje për paqe, solidaritet, mirësi dhe afërsi mes njerëzve. Pas ceremonisë fetare, në selinë e Kryesisë së BIK-ut po organizohet edhe pritja tradicionale e urimeve me rastin e festës së Kurban Bajramit. Besimtarët po festojnë këtë ditë të shenjtë me lutje dhe urime për paqe, shëndet dhe mirëqenie për të gjitha familjet shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Enver Hasani

Enver Hasani: Kuvendi nuk mund t’i ndryshojë asnjë presje Ligjit për Specialen të kthyer nga Presidentja

Profesori i së Drejtës dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare, Enver Hasani, ka deklaruar se Kuvendi i Kosovës …