Familjarët dhe bashkëluftëtarët kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit, Xhavit Gashi, i cili ka rënë më 27 mars 1999

Familjarët dhe bashkëluftëtarët kanë bërë homazhe te varri i dëshmorit, Xhavit Gashi, i cili ka rënë më 27 mars 1999

Në vazhdën e përkujtimit të të rënëve për lirinë e atdheut, sot në fshatin Kryshefc të Skenderajt, familjarët e dëshmorit dhe  bashkëluftëtarët e tij kanë bërë homazhe dhe kanë  përkujtuar heroin e  kombit, Xhavit Gashi i cili pikërisht më me 27 mars të vitit 1999 ka rënë heroikisht në një luftë të ashpër dhe frontale kundër forcave  gjakatare serbe duke bërë përpjekje për t’u dalë në ndihmë bashkë luftëtarëve, në Prekaz. Në momentin e rënies ai ka qenë komandant skuadre. Kryetari Thaçi në ditët e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës,  e ka dekoruar me urdhrin: “Hero i Kosovës”. Ndërsa sot në vendin e rënies familjaret dhe bashkëluftëtarë të tij kanë bërë homazhe.

Kontrolloni gjithashtu

Altin Krasniqi: Uniteti në PDK është forcë për krerët e UÇK-së dhe shpresë për të ardhmen e vendit

Altin Krasniqi rikandidohet për deputet: Premton përfaqësim me ndershmëri dhe punë të palodhur

Altin Krasniqi ka njoftuar se do të jetë sërish kandidat për deputet në Kuvendin e …