FAO: Vazhdojnë trajnimet për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit në fushën e pylltarisë

FAO: Vazhdojnë trajnimet për autoritetet përgjegjëse për zbatimin e legjislacionit në fushën e pylltarisë

Me qëllim të përmirësimit të shfrytëzimit të ligjshëm të pyjeve, tregtimit të drurit dhe zbatimit të ligjit në sektorin e pylltarisë, FAO përmes programit të financuar nga Ambasada Suedeze “Mbështetje në fuqizimin e menaxhimit të qëndrueshëm dhe shumëqëllimor të pyjeve për të përmirësuar jetesën në vendet rurale dhe për të adresuar ndryshimin klimatik në Kosovë” është duke mbajtur një seri trajnimesh për zyrtarët ligjorë të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Agjencisë Pyjore të Kosovës, inspektorët e pyjeve, gjyqtarët, prokurorët, policët dhe avokatët. “Zgjidhja më urgjente por edhe më vështirë është si të ndalen prerjet ilegale të pyjeve, të cilat janë të mëdha dhe shkaktojnë dëme të konsiderueshme për mjedisin dhe ekonominë e Kosovës. Sa herë që ne flasim me zyrtarët pyjorë, thonë se një prej problemeve kryesore për këtë gjendje qëndron në mosefikasitetin e trajtimit të lëndëve nga gjykatat”, tha Tahir Ahmeti, Drejtor i Departamentit të Pylltarisë në MBPZHR në hapjen e sesionit të tretë të trajnimit për aspektet e shfrytëzimit të ligjshëm të pyjeve. Ky sesion që ka filluar të premtën dhe vazhdon të hënën, është përqëndruar në përgatitjen më të mirë të dokumentacionit të nevojshëm për paraqitjen e rasteve në gjykata. Trajneri, një gjyqtar i njohur nga Kosova, po trajnon pjesëmarrësit për përgaditjen e dokumentacionit, llogaritjen e saktë të dëmit në bazë të legjislacionit për kompensimin e dëmit, kontrollimin më të mirë të kontratave të prerjeve, të licencave, lejeve për transport, tregti dhe përpunim. Gjatë këtij sesioni po diskutohet edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për përgjegjësinë e inspektorëve të pylltarisë, rojeve dhe zyrtarëve të tjerë në rast të keqpërdorimit të përgjegjësive të tyre ligjore dhe pasojave në rast abuzimi. Pjesëmarrësit e shohin këtë trajnim si një ngjarje shumë e dobishme dhe mundësi e veçantë që që të përmirësojnë njohuritë për të zhvilluar aftësitë e tyre për zbatimin e ligjit, duke i praktikuar proceduarat me efikase.

Kontrolloni gjithashtu

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të ndjeshëm kulturor dhe kombëtar që ilustron gjendjen e shqiptarëve autoktonë në Sanxhakun e Pazarit të Ri. Rrafshnalta e Peshterit, një trevë e rëndësishme në Sanxhak, me mbi 95 për qind të popullsisë myslimane me prejardhje shqiptare, u okupua nga Serbia dhe Mali i Zi në vitin 1912. Në më shumë se 200 vendbanime të kësaj zone, edhe sot në disa fshatra dëgjohet gjuha shqipe, e cila ka mbijetuar, pavarësisht mohimit të identitetit kombëtar dhe të drejtës për vetëdeklarim. Një rast i tillë është ky i fshatit Ugëll (Ugao), në kufi me Malin e Zi, ku banorët na kanë dërguar fotografi të të dy epitafeve të shkruara në gjuhën shqipe për Fatë Aliçkaj (1910–1966), e lindur në Jezgroviq të komunës së Tutinit dhe e vendosur në Ugëll. Epitafet janë përgatitur për të shënuar varrin e saj në varrezat e fshatit Ugëll, por për arsye ende të paqarta nuk janë vendosur kurrë. Dyshohet se për shkak të tekstit të epitafit në gjuhën shqipe, familjarët nuk kanë pasur guximin t’i vendosin ato. Kjo po ndodh pavarësisht faktit se në kohën e vdekjes së saj, gjuha shqipe flitej nga të gjithë banorët e zonës. Në emër të Kryesisë së Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”, i drejtohemi Ministrisë për Evropë e Punë të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, respektivisht Ambasadës së Republikës së Shqiptare në Beograd, që ta vizitojnë këtë fshat dhe të njihen nga afër me gjendjen e të drejtave të shqiptarëve në Sanxhak. Shoqata jonë ka nënshkruar Memorandum Bashkëpunimi me Këshillin Kombëtar Boshnjak (BNV), përmes së cilës ka status participues e konsultativ në këtë institucion dhe vepron në Sanxhak. Rasti i epitafeve është vetëm një nga qindra shembuj të diskriminimit që pengon zhvillimin e jetës normale në këtë krahinë të banuar me shqiptarë autoktonë. Ismet Azizi Kryetar i Shoqatës “Kosova për Sanxhakun”

“Kosova për Sanxhakun”: Rasti i epitafit në gjuhën shqipe në fshatin Ugëll të Peshterit në Sanxhak

Shoqata “Kosova për Sanxhakun” e njofton opinionin publik dhe institucionet relevante për një rast të …