Xhavit Haliti

Xhavit Haliti: Kompetencat e Kryesisë pas shpërbërjes së Kuvendit cenojnë standardet demokratike

Ish-nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar situatën e krijuar pas shpërbërjes së Kuvendit dhe të drejtën e kryeparlamentarit në detyrë, Dimal Basha, për të marrë pjesë në ceremoni zyrtare. Haliti tha se “deri në themelimin e Kuvendit të ri, Dimal Basha mbetet kryetar, dhe nënkryetarët kanë mandat të njëjtë si kryetari”. Megjithatë, ai e konsideron këtë situatë problematike dhe jo në përputhje me praktikat e vendeve demokratike. “Që realisht është gabim dhe në kundërshtim me praktikat demokratike,” potencoi Haliti, duke shtuar se mandati i deputetëve nuk duhet ndërprerë menjëherë pas shpërbërjes, por të vazhdojë deri në konstituimin e legjislaturës së re. Sipas tij, kjo është e nevojshme për të përballuar situata të rëndësishme shtetërore, si miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare, shpallja e gjendjeve të jashtëzakonshme, ose dhënia e autorizimeve shtesë qeverisë dhe presidentit. Haliti ka theksuar gjithashtu se ndryshimet ligjore janë të domosdoshme për të qartësuar këtë periudhë tranzicioni: “Ligji dhe rregullorja duhet të ndryshojnë,” tha ai. Ai paralajmëroi gjithashtu rreziqet e keqpërdorimit të resurseve institucionale gjatë kësaj periudhe: “Kryesia aktuale i mban të gjitha kompetencat deri në konstituimin e Kuvendit të ri. Përdorimi i infrastrukturës së Kuvendit — veturave, këshilltarëve, buxhetit, karburanteve dhe fuqisë së Kryetarit — në këtë kohë mund të konsiderohet keqpërdorim dhe korrupsion,” përfundoi Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Tri ditë para zgjedhjeve, partitë intensifikojnë fushatën me tubime në mbarë Kosovën

Me vetëm tri ditë të mbetura deri në zgjedhjet parlamentare të 7 qershorit, partitë politike …