Partia FJALA reagon kundër mësimeve anti morale në librin e Biologjisë të klasës së 6-të

Faqja 129 e tekstit të Biologjisë për klasën e gjashtë, nxit nxënësit për shëmtitë amorale, antinjerëzore

Në kohën e rritjes së  shthurjes morale, ngjashëm me ato që kishin ndodhur në Sodomën e Gomorrën biblike  e kuranore,  amoralitet po shkojnë drejt majave, duke përfshirë një pjesë të madhe të qytetërimit, veças Evropën, ”Kurvën e Motit”, sikur e kishte përkufizuar,  Gjergj Fishta, por në atë kohë jo për perversitetet amorale të saj, por për ato politike, për dhunën vrasjet, gjenocidin ndaj popujve të vegjël.

Sot, Kushtetuta e Bashkimit Evropian, jo vetëm lejon e preferon perversitetet, por për pranimin në radhët e vete të shteteve që duan të bëhen anëtare të saj,  i kushtëzon ato me pranimin e “kartës” së saj për të drejtat e homoseksualëve, lezbikeve, martesat e gjinisë së njëjtë, krijimin e familjeve me persona të së njëjtës gjini, duke lënë hapur rrugën gradualisht edhe për legalizimin e incestit, sikur ishte rasti i propozimit të disa deputetëve gjermanë…

Në pajtim me këtë “moral”, të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian, politikanët aktualë të Kosovës,  Shqipërisë e më gjerë  janë pajtuar me këto shëmti,  i gëlltisin si “vlera të të drejtave njerëzore” dhe i kanë vënë edhe si norma kushtetuese.

Andaj në përpjekje për t’ u anëtarësuar në BE, ata bëjnë çmos që  “vlerat” e tilla evropiane që bien ndesh me vlerat e përgjithshme, morale njerëzore, jo vetëm të përfillen  sipërfaqësisht, por të kultivohen, madje edhe të mësohen që nga fëmijëria, në mënyrë që jo prindërit, por vetë fëmijët të vetë0edukohen nëpër shkolla me këto “vlera të qytetërimit të markës “BE”.(!)

Shembulli më skandaloz i përhapjes së kësaj shëmtie është rasti i tekstit të lëndës së biologjisë, ku  nxënësi dhe nxënësja e klasës së gjashtë, mëson se është krejt në rregull të jesh homoseksual, biseksual, heteroseksual, lezbike, putane dhe mund të zgjedhësh vetë se çka do të jesh.

Nuk jepen shpjegime të natyrës reale edukative  se këto janë devijime të karakterit dhe individëve të caktuar, se nuk janë norma të përgjithshme të shoqërisë njerëzore, se njerëzit me devijime të tilla mentale janë të papranueshëm, në çdo shoqëri të organizuar.

Ky tekst, autori, ministria që e ka lejuar këtë tekst, të gjithë tok kanë përgjegjësi, madje edhe       penale, sepse nuk lejohet të mësohen  këto perversitete për të rinjtë e moshës jo madhore. Këto mësime nuk janë objekt i Biologjisë dhe në rastin konkret kemi një ndërhyrje jo profesionale, sepse kur filet për  familjen dhe shumimin e popullatës, si pjesë e ligjeve të natyrës dhe ligjeve njerëzore, homoseksualizmi nuk prodhon popullatë, por e degjeneron atë,  e shuan e kthen në kafshëri. Aktet amorale janë antinjerëzore dhe me çdo kod, me çdo libër edukate, në çdo fe  trajtohen si    devijime të dënueshme, që në shumtën e rasteve janë dënuar,  dënohen kudo në shoqërinë njerëzore, përveç në BE, e cila këto shëmti njerëzore i trajton me kujdesin dhe respektin më të madh të mundshëm, krejtësisht si në kohën e Sodomës e Gomorres.

Ja cila është faqja 129 e tekstit të Biologjisë për klasën e gjashtë dhe si është trajtuar kjo temë…

3.6 SEKSUALITETI NJERËZOR NQ natyrë seksualiteti iu shërben njerëzve për riprodhim, dhe për një marredhënie partneriteti. Kjo është shprehje dashurie dhe besimi. Seksualiteti te njerëzit është i ndryshëm, si: heteroseksualiteti, homoseksualiteti, biseksualiteti etj. Zgjimi seksual i të rinjve mund të jetë i ndryshëm. Zakonisht djemtë janë të dashur për vajzat dhe vajzat të dashura për djemtë, kështu flasim për heteroseksualitetin. Por ka raste kur një person i seksit mashkull bie në dashuri me një person të seksit të njëjte, sikurse dhe e seksit femër me një femër tjetër ky quhet homoseksualitet. Ka burra homoseksualë dhe gra homoseksuale – lesbike. Për të rinjtë homoseksualë-gej, shpesh ka një zgjim të dytë disa vjet pas pubertetit pasi ata e kuptojnë se janë si të gjithë të tjerët, me dallimin e vetëm që ata janë të dashur për njerëzit e gjinisë së tyre. Gjithashtu kemi edhe biseksualitetin, ku njerëzit mund të bien të bien në dashuri me të dyja: me seksin e njëjtë dhe me seksin e tyre të kundërt. Mund të jetë e vështirë të pranosh se je homoseksual, sepse disa njerëz tregojnë jotolerancën e tyre me shaka për homoseksualitetin. Kosova si dhe shumë vende në botë me ligj dhe kushtetutë e mbron komunitetin LGBTQ+. Joteleranca ndaj homoseksualëve shpesh krahasohet me racizmin.

Në radhë të parë ky tekst nuk e ka vendin në lëndën e biologjisë, por edhe në asnjë lëndë të shkollës fillore, sepse nuk i përshtatet në radhë të parë  pjekurisë mendore  të moshës 12-13-vjeçare, për të marrë qëndrim ndaj kësaj  panatyrshmërie.

Njeriu nuk lindet homoseksual, nuk lindet vrasës, nuk lindet pervers, por janë familja, shkolla  dhe shoqëria ato, që i  japin kahe zhvillimit dhe dukatës së tyre, apo mungesës së edukatës  së tyre njerëzore, apo jonjerëzore. Sepse raca njerëzore dallohet nga qeniet e tjera, pikërisht sepse i përfillë normat morale të sjelljes në familje e më gjerë.

Fjalia e fundit: Joteleranca ndaj homoseksualëve shpesh krahasohet me racizmin, tregon esencën e krejt këtij perversiteti dhe mungesën e shpjegimit se çka është racizmi. Sipas këtij përfundimi del se të jesh kundër kësaj shëmtie  njerëzore, dhe që janë shumica gati absolute  krejt racës njerëzore qenka krim, qenka racizëm.

Hartues i tekstit, mund të jetë secili nga perversët, por edhe mund të mos jetë, nëse atij iu ka kërkuar që ky mësim të  prezantohet e të mësohet nga nxënësit e klasës së gjashtë.  Ai për veten e tij mund të zgjedh të jetojë si të dojë, mund të shkruajë si të dojë, por shkolla, institucionet e arsimit, kanë përgjegjësitë e tyre  dhe duhet të marrin qëndrim se çka duhet të mësohet në shkollë, gjithnjë në akord me normat  e edukatës njerëzore, që është ndryshe nga ajo shtazore.

Dhe shëmtia e të gjitha shëmtive është kur për një nxënëse  të klasës së gjashtë, e cila rastësisht vë një shami mbi kokë ndizet krejt opinioni anti aslam, me fushatë, urrejtje, sharje, fyerje, ndërsa, perversitetet si këto, që në disa nga vendet më të mëdha të botës dënohen penalisht, në Kosovë kalojnë me okej, jemi Evropë, pa edhe cullak bën, nëse e kërkon BE-ja. Këto mendje të çoroditura  i sulen madje edhe femrave të mitura.

 Është për t’ u habitur si nuk reagon kleri islam, ai i krishterë, si nuk reagon Shoqata e Prindërve të Kosovës. Sot kishte një reagim me disa rreshta  vetëm Partia FJALA.

Ahmet Qeriqi

Krojmir

15 shtator 2022

Kontrolloni gjithashtu

Komandanti i ZOD, gjatë luftës, Sami Lushtaku, rrëfen momentet me komandantin. Ilaz Kodra, në 25-vjetorin e rënies së tij

Në 25-vjetorin e rënies së komandantit Ilaz Kodra, bashkëluftëtari i Ilaz Kodrës, Sami Lushtaku, ka …