Shaban Kabashi: Libri “Shkolla Shqipe në Kantonin e St. Gallenit, vatër e bashkimit kombëtar” vepër e autorit, Vaxhid Sejdiu

Dr. Vaxhid Sejdiu: VITI I GJUHËS LETRARE SHQIPE

    Me rastin e 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit, Këshilli Koordinues i Arsimtarëve në Diasporë (KKAD), në mbledhjen e tij, të rregullt, më 9 shtator 2022,  mori vendim që aktivitetet për ruajtjen e gjuhës dhe kulturës kombëtare t`i zhvillojë nën hijen e këtij përvjetori jubilar, me moton “Viti i Gjuhës Letrare Shqipe”.

Në shenjë respekti për të gjithë ata, të cilët punuan dhe vepruan në shërbim të njesimit të gjuhës letrare shqipe, i ftojmë të gjitha shkollat shqipe, Shoqatat në Mërgatë apo në Atdhe, që ta shënojmë këtë datë, në mënyrë sa më të denjë. Duke pasur parasysh rëndësinë e Kongresit drejtshkrimor të Gjuhës Shqipe dhe përkushtimin e albanologëve, mësuesve, veprimtarëve dhe delegatëve nga të gjitha trevat shqiptare; nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, të cilët me punën e tyre, realizuan ëndrrën kombëtare “Një gjuhë, një komb, një atdhe”, Iu bëjmë thirrje të gjithë shqiptarëve, jo vetëm të atyre në Mërgatë,  por edhe në Atdhe që të gjithë së bashku t`i kushtojmë më shumë rëndësi gjuhës letrare shqipe.

KKAD-ja, që nga fillimi i aktivitetit, ka ngritur idenë e njesimit të shkollave shqipe kudo qofshin, ato; në Atdhe apo në Mërgatë, të cilat duhet te jenë me programe dhe tekste shkollore të njëjta. KKAD- ja,  shumë shpejt  do të dalë me programin e saj dhe aktivitetet,  të cilat do të vihen në përkujtim të kësaj date historike. Në rend të parë; gjuhëtarët, mësuesit dhe të gjithë ne si shoqëri shqiptare e kemi për obligim moral, kombëtar dhe njerëzor,  në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës letrare shqipe.

Në emër të KKAD-së

Kryetari – Dr. Vaxhid Sejdiu

 

Kontrolloni gjithashtu

Muharrem Kamani: Skrimtari,  Albert Zholi nderohet me titullin “Qytetar Nderi” i Përmetit

Ditën e shtunë, më 25 maj ditën e lindjes së poetit të kombit Naim Frashëri, …