Gjatë ditës se sotme në Kosovë pritet që sot të arrijnë mbi 4680 doza të vaksinës anti-Covid, Pifzer

Farmacistët e Kosovës tregohen të gatshëm të ndihmojnë në procesin e vaksinimit kundër virusit korona

Kryetari i Odës së Farmacistëve të Kosovës, Arianit Jakupi, ka thënë se në disa vende të BE-së, farmacistët janë autorizuar edhe për çështjen e vaksinimit dhe se janë të gatshëm edhe ata të ndihmojnë në këtë proces. Sipas tij pandemia ka bërë që të ketë panikë tek qytetarët  për furnizim me sasi të madhe të barnave, duke shkaktuar kështu çrregullim të këtij sektori. Poashtu kreu i kësaj ode ka treguar se çrregullim gjatë pandemisë pësoi edhe çmimi i barnave, ku filloi lëvizja e çmimeve nga prodhuesi, importuesi e nganjëherë edhe në barnatore. Tutje Jakupi bëri të ditur se tashmë është sanuar mungesa e Heparinës me peshë të vogël molekulare.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martën zëvendëssekretare e Përgjithshme e NATO-s, njoftoi aleanca ushtarake. NATO-ja tha se shefi i aleancës, Mark Rutte, vendosi ta emërojë Shekerinskan si zëvendëssekretare të ardhshme. “Kam kënaqësinë të njoftoj emërim e Radmila Shekerinska si zëvendëssekretare të Përgjithshme. Ajo beson vërtet në NATO, e di punën që nevojitet për të qenë pjesë e aleancës, dhe çfarë do të thotë të jesh anëtar i plotë”, tha Rutte. Ajo do ta marrë zyrtarisht detyrën e re në fund të këtij viti, duke qenë se ka shërbyer në të kaluarën si zëvendësministre për Integrim Evropian dhe ministre e Mbrojtjes e Maqedonisë, përfshirë gjatë kohës kur vendi i saj iu bashkua aleancës së NATO-s më 2020. Shekerinska do ta zëvendësojë zëvendëssekretarin e Përgjithshëm në detyrë, Boris Ruge, i cili e mori këtë pozitë përkohësisht në fillim të vjeshtës, pasi zëvendëssekretari i atëhershëm, Mirçea Geoana njoftoi se do të garonte për president të Rumanisë.

NATO: Shqipëria dhe Kroacia aleatë kyç në dialogun Kosovë-Serbi mbetet prioritet

Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Radmila Shekerinska, ka komentuar takimin trilateral mes Kosova, Shqipëria dhe …