Fatmir Humolli: Populli është i përçarë dhe për këtë fajtor është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti

Fatmir Humolli: Gjykata Speciale nuk po merret me krimin, por me UÇK-në në tërësi

Eprori i luftës së UÇK-së, Fatmir Humolli, krahason gjykatën Speciale me kampin e Guantanamos. Ai thotë se pas luftës në Afganistan, Amerika e ka formuar kampin e Guatanamës ku mbahen të burgosur personat që kanë kryer akte terroriste dhe krime të tjera të rënda kundër njerëzimit, i cili është vlerësuar të jetë në kundërshtim me legjislacionin amerikan. Njësoj, Kosova ka bërë një Guatanamo për UÇK-në lufta e së cilës është mbështetur nga të gjitha vendet demokratike të botës dhe nga NATO-ja. Duhet kuptuar që pjestarët e UÇK-së kur kanë vendosur të marrin armët për të luftuar, kanë qenë të gatshëm ta japin edhe jetën e tyre dhe përsëri janë të gatshëm e të patrembur ta bëjnë të njëjtën gjë. Mirëpo, trajtimi i komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së i të njejtit nivel me terroristët nëpër botë është i padrejtë, i papranueshëm dhe ofendues. Përgjegjësinë në fushën e sundimit të ligjit për Kosovë e kanë pasur edhe misione tjera ndërkombëtare nëpër filtrat e të cilave kanë hyrë e janë dënuar edhe pjestarët e UCK-së, si: UNMIK, EULEX dhe Tribunali i Hagës për ish-Jugosllavinë. Atëherë pse ka pasur nevojë edhe për një gjykatë për ta poshtëruar UÇK-në? Gjykata Speciale nuk po merret me krimin por po merret me UÇK-në si tërësi. Ajo po fton thuajse të gjithë eprorët, komandantët e ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare. Pse është kjo hipokrizi në klasën tone politike që thonë se gjykata është formuar për ta pastruar UÇK-në, ka shkruar mes tjerash, Fatmir Humolli.

 

Kontrolloni gjithashtu

Besnik Bislimi

Besnik Bislimi nuk pajtohet me qëndrimin e Serbisë në dialogun për çështjen e përdorimit të dinarit serb në Kosovë

Pas takimit në Bruksel, për çështjen e dinarit, zëvendësi i Kurtit, Besnik Bislimi, ka shprehur …