Pasi është mbyllur afati për dorëzimin e listave zgjedhore për deputetë, dhe partitë politike kanë bërë publike emrat me të cilët do të garojnë. Tek Lëvizja Vetëvendosje, top 10-shën e kryesojnë: Albin Kurti, Glauk Konjufca, Donika Gërvalla-Schwartz, Avni Dehari, Albulena Haxhiu, Hekuran Murati, Xhelal Sveçla, Mimoza Kusari, Hajrulla Çeku dhe Shqipe Mehmeti Selimi. Ish-deputeti i VV-së, Fatmir Humolli, u shpreh kritik ndaj përbërjes dhe qasjes së partisë. Ai tha se VV ka bërë listën sipas perceptimit të saj për elektoratin, por nuk ka ofruar program konkret ose politikë krijuese gjatë qeverisjes së kaluar. “Qytetarët ende bombardohen me gabimet e qeverive para 6–7 viteve. Lëvizja nuk ka ofruar një zgjedhje reale që ka bërë për gati 6 vite në qeveri,” tha Humolli. “Imazhi i VV-së dhe i Kosovës është dëmtuar, dhe kartën e perspektivës, që ishte shpresa kryesore e qytetarëve, e kanë djegur,” theksoi Humolli. Sipas tij, VV-ja ka rënë në rrafshin politik të partive të tjera dhe nuk ka ofruar vizion të qartë për qytetarët.
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
