Fatmir Humolli: Lufta çlirimtare është zhvilluar më shpejtë sesa që u bë Kuvendi i Kosovës

Eprori shquar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Humolli, ka drejtuar kritika ndaj mos konstituimit të Kuvendit të Kosovës. Ish depueti I Kuvendit të Kosovës, Fatmir Humolli ka theksuar se më shpejtë është zhvilluar lufta çlirimtare se sa procesi i konstituimit të Kuvendit. “Për mua moskrijimi i institucione është përgjegjësi e klasës politike që secila parti politike në bazë të peshës që ka në opinion ka përgjegjësi, sepse gjithë deputetët duhet të jenë përfaqësues të liderëve. Vota merret në mënyrë personale, nuk votohet partia por deputeti. Presioni i qytetarëve do të bëjë që deputetë të jenë më të përgjegjshëm që me ditë që Kuvendi  është i Kosovës. Shumë zona operative, lufta çlirimtare është zhvilluar më shpejtë sesa që u bë Kuvendi i Kosovës. Shumë luftëtare tanë kanë një periudhë të shkurtë luftarake, më të shkurtë se në Kuvendin e Kosovës” ka thenë për Klan Kosovën, ish deputeti, Fatmir Humolli. Ai ka theksuar më tutje se kjo gjendje politike ka treguar se nuk ka më asnjë idhull politik.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Sot është një moment i mirë për demokracinë në Kosovë

Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thenë se sot është një moment i mirë …