Më 14 shtator pritet të mbahet një protestë masive në Hagë kundër Gjykatës Speciale, e cila është thirrur nga veprimtarët e mërgatës, përfshirë ish-luftëtarë të UÇK-së. Njëri nga organizatorët, veterani i UÇK-së Fatmir Koci, ka bërë të ditur se ka një interesim të madh për pjesëmarrje nga diaspora shqiptare në Amerikë, Australi dhe Evropë. “Tash e dimë të gjithë për padrejtësitë që po i bëhen popullit shqiptar në Hagë. Atje nuk po gjykohen individë, por lufta për liri dhe të gjitha institucionet. Iu bëj thirrje të gjitha partive dhe mërgimtarëve që më 14 shtator të jemi në Hagë, të tregojmë se nuk pranojmë padrejtësi në emër të drejtësisë. Kemi interesim të madh nga diaspora, dhe në çdo qytet do të ketë autobusë për të marrë pjesë në protestë,” tha Koci.
